Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Deputetja e PS: Protesta në përgjithësi qytetare, vajtja në Rinas nuk ishte një imazh i mirë

22:16 / June 17, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilva gjuzi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e Partisë Socialiste, Ilva Gjuzi, e ftuar këtë të mërkurë në emisionin Now, ka komentuar protestën qytetare e cila sot hyri në ditën e saj të 18-të. Ajo u shpreh se për sa kohë protesta mbetet në linjat e një të drejte qytetare në një shtet demokratik, ajo është shumë e mirë, por shtoi se brenda saj ka rryma që dëmtojnë vetë qëllimin e tubimit.

Gjuzi, sakaq, u ndal veçanërisht te marshimi i fundit, ku qytetarët u orientuan drejt autostradës Tiranë-Durrës dhe më pas drejt aeroportit, duke e cilësuar atë si një lëvizje që nuk përfaqëson qytetarët e thjeshtë.

 “Protesta për sa kohë që mbetet në linjat e një të drejte qytetare në një shtet demokratik, është shumë e mirë. Mendoj që ka rryma aty brenda që nuk i bëjnë mirë as vetë protestës.

Eventi që ndodhi para disa ditësh, para dy netësh, me rrugëtimin drejt një infrastrukture kritike, në një nga aksat më të rëndësishme të vendit, mendoj që nuk qe nga ata qytetarët që janë realisht aty për të protestuar në atë formë. Do të thotë që nuk është një grup homogjen në krye të kësaj gjëje.

Kjo është një protestë e cila nisi për një investim, nisi dhe u bë politike më pas.

Nuk e di sa politike është bërë në kushtet për ata që e nisën. Për ata që e nisën, janë ende aty. Ata që e nisën nuk e kaluan në këtë nivelin politik, pra e harruan se për çfarë e nisën. Nuk u intereson më zhvillimi dhe transparenca e zhvillimit. Pra, nuk jemi në një grup homogjen që kërkon një gjë të gjithë njëzëri. Kemi disa grupe që unë mendoj, në forma të ndryshme, po e përdorin për interesa, qëllime dhe objektiva të ndryshme”, u shpreh ajo.

Ilva Gjuzi imazh Protesta qytetare rinas
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Debate në Kuvend/ Demokratët bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

12:18 / June 18, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite amnistia dhe ndryshimet në Kodin Rrugor

09:32 / June 18, 2026

Ben Andoni: Pse ‘Flamingot’ nuk po kthehen dot në Lëvizje?!

22:40 / June 17, 2026

Blendi Klosi: Protesta nuk ka një zë publik, s’po artikulohet se çfarë kërkohet

21:37 / June 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.