Një incident ka ndodhur sot në mbledhjen e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim në Kosovë.
Në debat e sipër, deputetja Ganimete Musliu ka hedhur gotën me ujë drejt ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.
Ky veprimi deputetes erdhi pas akuzave të ministrit Peci ndaj Musliut.
“Ti përfaqëson krimin. Ajo pjesa e krimit në Ministrisë së Bujqësisë ka një mbështetje politike dhe kjo po bije që je ti ajo zyrtare që je në prapavijë”, ka thenë Peci.
Ndërsa Musliu e ka quajtur “rrugaç” dhe është larguar, por ministri Peci dëgjohet t’i thotë: “Je shumë e kulturuar”.
