Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Deputetja Tabaku: Të aplikohet 0% tatim fitimi për profesionet e lira dhe biznesin e vogël deri në 2029

11:16 / March 29, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jorida tabaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka depozituar në Kuvend amendamentin për ndryshime në projektligjin ‘Për Tatimin mbi të Ardhurat’ që të përjashtohen nga tatim fitimi profesionet e lira dhe biznesi i vogël. Ajo kërkon që për individët tregtarë; të vetëpunësuarit, si dhe entitetet, me të ardhura bruto deri 14 milionë lekë në vit, norma e tatimit mbi të ardhurat 0% do të aplikohet deri në fund të vitit 2029.

I. QËLLIMI I AMENDAMENTIT DHE OBJEKTIVAT QË SYNOHEN TË ARRIHEN

Amendamenti synon që të përjashtojë nga vendosja e një tatim fitimi mbi gjithë biznesin e vogël dhe profesionistët e lirë duke I smangur ato një politikë fiskale dhe tatimore diskriminuese dhe regressive.

Ndryshimi i Dispozitës Kalimtare të kërkuar në Amendament kërkon që të përfshijë në përjashtim deri në fund të vitit 2029 të gjithë ata biznese të vogla dhe profesionistë të lirë që kanë të ardhura mbi 14 milionë lekë në vit duke shmangur një përjashtim që as relacioni dhe as qeveria nuk mundi t’I japë një arsyetim të saktë.

Vendosja e këtij ndryshimi do të mund të ishte një hap në drejtimin e duhur për të mbështetur profesionistët e lirë dhe bizneset e vogla. Pasi kuptohet qartësisht që ndarja e biznesit të vogël në tregtar dhe ofrues shërbimesh është diskriminues pa ndodnjë kosto sinjifikative në buxhetin e shtetit dhe me pozita rënduese për strukturën e ekonomisë sonë.

II. ARGUMENTIMI I AMENDAMENTIT LIDHUR ME PERPARESITE

Kjo nismë synon që të mbrojë dhe të mbështesë profesionet e lira për të cilat është investuar jo vetëm nga qeveritë por edhe nga institucione ndërkombëtare si Banka Botërore apo dhe organizatat e pavarura të këtyre profesionistëve. Siç edhe e përmendëm më sipër të ardhurat që pritet të përfitohen nga profesionistët e lirë është shumë herë më i vogël dhe pa ndonjë peshë specifike të madhe.

Qeveria ka parashikuar që tatojë 16.700 profesionistë të lirë duke u marrë atyre nga të ardhurat e tyre 2 miliardë lekë, një shumë insinjifikative që nuk i shërben aspak buxhetit të shtetit. Por, nga ana tjetër ka gjasa të përhapë informalitetin dhe të përkeqësojë edhe më shumë strukturën ekonomike të vendit tonë ndërkohë që përkeqëson politikën fiskale.

Për sa kohë që profesionistët e lirë janë një nga shtyllat kryesore të ekonomisë sonë dhe përbëjnë shtresën e mesme, për aq kohë dhe ne duhet të kujdesemi që barra fiskale të mos u bie atyre në mënyrë të padrejtë.

III. VLERESIMI I LIGJSHMERISE, KUSHTETUTSHMERISE DHE HARMONIZIMI ME LEGJISLACIONIN NE FUQI VENDAS E NDERKOMBETAR

Amendamenti është propozim i një deputetetje të Kuvendit të Shqipërisë, në përputhje me nenin 75, pika 4 të Rregullores së Kuvendit

IV. PËRMBLEDHJE SHPJEGUESE E PËRMBAJTJES SË AMENDAMENTIT

Amendamenti përbëhet nga një dispozitë, e cila sjell një shtesë në nenin 69 të ligjit nr. 92/2014, që ka të bëjë me përfishrjen në përjashtim të bizneseve të vogla dhe profesionistëve të lirë me xhiro deri në 14 milion lekë në vit deri në 31 dhjetor 2029.

V. RAPORTI I VLERËSIMIT TË TË ARDHURAVE DHE SHPENZIMEVE BUXHETORE

Gjithë biznesi i vogël duhet të trajtohet njësoj nuk duhet të ketë diskriminim. Përjashtim që siç është sot duhet të jetë i përhershëm dhe duhet të përfitojnë të gjithë ata që kanë të ardhura mbi 14 mln lekë të vjetra. 16.700 profesionistë të lirë nuk kemi pse t’i marrim 2 mld lekë

jorida tabaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026

“Do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle”, Rama: Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente

14:23 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.