Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Deputetja tregon takimin e Nanos me zyrtarin holandez: Përveçse e la të priste, s’lëvizi nga vendi për të përshëndetur

18:02 / September 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
785 0 5d81ef8167557
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, në 70-vjetorin e lindjes së Fatos Nano, sjell në vëmendje takimin e këtij të fundit me një zyrtar holandez në mes viteve 2003-2005.

Ajo shprehet se ish-kryesocialisti e la funksionarin e lartë holandez të priste me orë të tëra, ndërsa në zyrë dëgjoheshin bisedat me një tufë burrash që qeshnin aq sa dëgjoheshin deri jashtë.

Statusi i plotë i Flutura Açkës

Fatos Nano dhe gengu i gangove

Aty mes viteve 2003-2005, mes europianëve të tjerë që vinin në Shqipëri, ishte edhe zoti Atzo Nicolaï, një politikan holandez që atë kohë ishte Sekretar Shteti për Çështjet Europiane i Mbretërisë së Holandës.

Në një intervistë dhënë një radioje kombëtare holandeze, pasi përmbylli detyrën e tij politike, ai tregon për një prej vizitave më të shëmtuara të jetës së tij politike, atë të takimit me Fatos Nanon e Shqipërisë.

Funksionari i lartë holandez u la të priste në paradhomën e kryeministrit tonë një kohë shumë të gjatë. Nga aty ku ishte ulur, dëgjonte të qeshura që vinin nga zyra e Fatos Nanos. Një hop të gjatë më vonë dera u hap dhe doli një tufë burrash çakërqejf nga gazmimi që kishin marrë nga takimi me liderin shqiptar.

Më pas një nëpunës e shoqëroi Sekretarin Holandez të Shtetit brenda në zyrën e kryeministrit shqiptar, i cili, i lodhur mbase nga gjithë çakërrqejfja e asaj dite vizitash, nuk lëvizi fare nga vendi, por ia zgjati dorën miku të huaj ashtu ulur siç qe.

Çfarë ndodhi më pas, nuk ka fare rëndësi. Fundja ky ishte, dhe është ende, shteti i gangove që kanë kaluar këtej pari trojeve tona.

Po të mos ishte ky geng gangosh që kanë uzurpuar politikën shqiptare, sot do të ishim në Europë, jo duke aplikuar për azil rrugëve të botës, jo duke punuar në të zezë mejhaneve të Europës e as duke rrezikuar jetën dallgëge të La Manshit.

Në kohën e Fatos Nanos, korrupsioni ishte shtrirë, ai e uli në poltron, këta sot e ngritën në këmbë dhe i dhanë dekoratën “Nderi i Kombit”.

fatos nano Flutura Açka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.