Derbi i Italisë mes Juventusit dhe Interit duket se është ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave në kampionatet elitare të Evropës. Kjo përballje do të luhet sot duke filluar që prej orës 20:45 dhe trajnerët Massimiliano Allegri dhe Simone Inzaghi mesa duket kanë vendosur edhe për rreshtimin që do të bëjnë në fushën e blertë.
Pritet që Dybala sot të jetë titullar dhe këtë e konfirmoi edhe trajneri i bardhezinjve. Argjentinasi do të luajë si fantazist ndërsa “ushtarët” e mesfushës së bardhezinjve do të jenë Zakaria e Locatelli.
Nga kampi tjetër, zikaltërit do të luajnë me formacionin e tyre të zakonshëm. Për Interin, mungesa e vetme e rëndësishme është Stefan de Vrij megjithatë, në vend të tij Inzaghi ka zgjedhur sërish D’Ambrosio.
Formacionet e mundshme të ndeshjes së sotme Juventus-Inter:
JUVENTUS (4-2-3-1): Szczesny – Danilo, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro – Zakaria, Locatelli – Cuadrado, Dybala, Morata – Vlahovic. Trajner: Allegri
INTER (3-5-2): Handanovic – D’Ambrosio, Skriniar, Bastoni – Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic – Dzeko, Lautaro: Trajner: Inzaghi
