Sot në mbrëmje, duke filluar nga ora 20:00, e gjithë vëmendja do të përqëndrohet në “Kukësi Arena”, impiantin më të ri në Shqipëri, ku vendasit e rikthyer më në fund në shtëpinë e tyre do të ndeshen përballë Laçit kuadër të javës së 30-të të “Abissnet Superiore”.
Kjo sfidë është shumë e rëndësishme për të dyja ekipet, pasi si verilindorët ashtu edhe kurbinasit luftojnë për vendin e dytë në kampionat. Kukësi gjithashtu ka një arsye më shumë për të fituar, për të inaguruar me sukses stadiumin e ri para tifozave të tyre.
Ndërkohë, tranjeri Longo do të duhet t’ia dale në këtë përballje pa Edison Ndrecën, i cili nuk është i gatshëm për shkak dëmtimi. Në sulm do jenë Feijao, Basa dhe Milunovic.
Ndërsa nga kampi tjetër, tranjeri i kurbinasve, Shpëtim Duro do të kërkojë që me djemtë e tij t’i prishin festën Kukësit dhe do të hedhë në fushën e lojës formacionin më të mirë ku, Mazrekaj do të jenë në mbështetje të Guindos.
Formacionet zyrtare:
Kukësi: Xhixha, Gligorov, Lulaj, Pëllumbi, Musta, Sh. Taipi, De Lucas, Gj. Taipi, Basa, Milunovic, Feijao. Trajner: Diego Longo
Laçi: Dajsinani, Roganovic, Ignatovic, Velkoski, Ziko, Shehu, Deliu, Ujka, Velija, Mazrekaj, Guindo. Trajner: Shpëtim Duro.
