Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

“Derë më derë” për regjistrimin e fermerëve të Tiranës. Deklarim për produktet bujqësore dhe blegtorale

17:31 / November 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tokat mbjelljet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fermerët e 13 njësive administrative të Tiranës do t’i nënshtrohen një procesi intervistimi për tokat të cilat përdorin për aktivitetin e tyre. Në këtë formular i cili do të realizohet nga Bashkia Tiranë fermerët do të japin të dhëna për tokat në lidhje me sipërfaqen që kanë në pronësi apo që kanë marrë me qera, zonën në të cilën jetojnë. Pyetjet përfshijnë sipërfaqen në pronësi, sipërfaqen marrë me qera ose forma të tjera përdorimi dhe sipërfaqen e dhënë me qera ose forma të tjera përdorimi.

Nëse tokat janë të punuara fermerët duhet të deklarojnë se çfarë kulturash bujqësore kanë mbjellur duke bërë një bilanc të bimëve, perimeve, pemëve frutore, deklarim I plehrave organik dhe kimik të përdorur, deklarim të pesticideve të blera dhe periudhën që i kanë mbjellë dhe përdorur.

Gjithashtu formulari rendit pyetje edhe për sistemin e ujitjes, nëse fermerët kanë burime apo jo. Përsa i përket blegtorisë femerët duhet të deklarojnë numrin e gjedhëve dhe shpendëve që kanë por dhe çmimin e shitjes pas therjes së tyre. Për 12 muajt e fundit për produktet e bulmetit, fermerët duhet të deklarojnë fitimet.

Për ata fermerë të cilët kanë punonjës të punësuar duhet të deklarojnë moshën dhe arsimimin e tyre. Sigurimi i prodhimit bujqësor, por dhe marrja e kredive për investime në fermë renditen si pyetje për t’u përgjigjur.

Pas marrjes së të dhënave nga punonjësit në terren, 2 punonjës për secilën njësi administrative, do të ngrihet një sistem elektronik për analizimin dhe ruajtjen e tyre.

Pas procesit të mbledhjes së të dhënave nga punonjësit e terrenit, Sektori i Zhvillimit Ekonomik Rural, do të verifikojë, përpunojë, analizojë dhe gjenerojë raporte automatike të detajuara në funksion të objektivave. Gjithashtu bazuar në analizën e kryer do të hartohen politika, programe në mbështetje të grupeve të interesit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bizneset në parqe arkeologjike dhe zona historike, rregulla të reja për kafenetë dhe shërbimet turistike

16:39 / November 12, 2026

Buxheti, 10 miliardë euro/ Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet

21:18 / November 10, 2026

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

11:14 / November 10, 2026

Falen 465 milionë euro/ Subjektet kanë afat deri më 31 dhjetor për të përfituar nga falja e pjesshme

15:31 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.