Katër persona janë ndaluar ditën e sotme në Itali pasi u kapën duke trafikuar lëndë narkotike. Ilmattino shkruan se në pranga ka rënë një shqiptar 29 vjeç si dhe 3 italianë të moshës 44, 38 dhe 15 vjeç.
Gjatë kontrollit karabinierët i kanë gjetur të miturit 19 doza kokainë dhe 24 doza heroine. Policia konstatoi se ndërsa i mituri po bëhej gati të shiste, 3 të tjerët vëzhgonin për të kontrolluar se nuk kishte probleme. Tre të tjerët janë në burg, ndërsa 15-vjeçari ndodhet në qendrën e pritjes së fëmijëve.