Viti i ri hënor në Kinë këtë herë i përket shenjës së derrit. Dashamirësia, guximi dhe bujaria janë karakteristikat që lidhen me këtë simbolikë. Por, shenja e 12-të e horoskopit kinez ka përfshirë edhe botën e modës.
Koleksioni i fundit i Guccit është frymëzuar pikërisht nga derrkucët dhe ngjyra e kuqe që tradita kineze e sheh të lidhur me fatin. Në shumë prej veshjeve të Guccit janë riprodhuar karakteret e filmit të animuar “3 derrkucët”.
Duke luajtur me shprehjen “Derrkucët mund të fluturojnë”, firma e njohur ka realizuar edhe 3 artikuj bizhuterish, 2 karfica dhe një byzylyk. Me këto detaje të veçanta e disi të çuditshme, edhe këtë herë Gucci e tejkaloi imagjinatën.
