Rezarta Shkurta ka zgjedhur të ndajë online me ndjekësit histori nga jeta e saj e mes të cilave dhe ajo e njohjes me bashkëshortin, Ermalin.
Ajo ka treguar se një incident me makinë ka qenë shkaku i njohjes me Ermalin, i cili me sa duket e paska pasur fajin vetë.
Ajo tregon me shaka, se Ermali, duke qenë nga Gjirokastra, nuk e pagoi dëmin por e mori për nuse: “Desh u përplasëm me makinë. Po ai si nga Gjirokastra që është, që mos të paguante dëmin që bëri, më mori për nuse”,– është përgjigjur Rezarta Shkurta.

