Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Deshifrohet pas 51 vitesh një mesazh i vrasësit serial Zodiac

19:44 / December 12, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Zodiac
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vera e vitit 1969 në Kaliforni ishte vera e dashurisë dhe e gjakut. Dhe nuk ishin vetëm krimet e familjet së Çarls Menson që zgjuan në mënyrë brutale Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga ëndrra hipi dhe një botë paqeje e muzike. Në luginën Area të rinjtë që zbulonin seksin e lirë në sediljen e prapme të automjeteve të tyre, jetonin me tmerrin e një vrasësi serial i cili që nga vrasja e parë e dyfishtë në 20 dhjetor 1968, dukej se kishte si objektiv çiftet e reja.

‘Zodiak’ nuk ishte vrasësi serial më vdekjeprurës që kanë përgjakur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pesë viktima në dhjetë muaj duken pak në krahasim me 35 viktimat e Ted Bandi apo 33 viktimat e Xhon Uejn Gejsi, të dy aktivë në vitet ’70. Misteri për identitetin e tij e bëri çështjen një prej më të apasionuarëve në historinë moderne kriminale, një legjendë e zezë e krahasueshme me atë të Xhek Therësin, për shkak të impaktit mbi imagjinatën kolektive, si dëshmojnë dhe shumë libra dhe filma të suksesshëm që i janë dedikuar atij.

‘Zodiac’ zgjodhi emrin e tij dhe e shkroi në letrat që i dërgonte shtypit duke kërcënuar me masakra nëse nuk do të publikoheshin. Letra që kishin vazhduar të mbërrinin dhe në uajt pas vrasjes së tij të fundit, një taksist në San Francisko në 11 tetor 1969, dhe që përmbanin një mister brenda misterit. Bëhet fjalë për katër mesazhe të famshme të koduara, një prej të cilëve përmban emrin e vrasësit. Deri më sot nuk ishte deshifruar. Sot 51 vjet më vonë dërgimit të kësaj letre në zyrat e ‘San Francisco Chronicle’, është zbuluar përmbajtja e një mesazhi të dytë, falë punës tetë mujore të një ekipi ndërkombëtar të përbërë nga një programues kompjuterik amerikan, një australian matematicien, dhe një magazinier belg. As këtë herë nuk janë zbuluar elemente që mund të hedhin dritë për identitetin e ‘Zodiac’ (i vetmi i dyshuar është Artut Leij Alen, i cili ndërroi jetë në vitin 1992 para se të nisnin hetimet për ‘të).

Por gjithsesi është një ditë historike për të apasionuarit e shumtë pas kësaj çështjeje. Lajmi për deshifrimin, u konfirmua nga FBI. “Shpresoj se po zbaviteni duke u përpjekur të më kapni”, thuhet në mesazh, “nuk isha unë në emisionin televiziv për mua, unë nuk kam frikë nga dhoma me gaz sepse do të më çojë shumë shpejt në parajsë, ku kam skllevër të mjaftueshëm që punojnë për mua. Të tjerët në parajsë nuk kanë asgjë, pra kanë frikë nga vdekja, ndërsa unë nuk kam frikë sepse e di që jeta ime do të jetë më e lehtë në parajsë”.

Mesazhi i parë i përbërë nga karaktere të ndryshme, u përkthye menjëherë sepse u mjaftua të kuptohet se cilave germa iu përkisnin simbolet. Por në mesazhin e dytë simbolet nuk ishin vendosur në vijë horizontale, por në vijë diagonale, shoqëruar me disa fjalë: një sistem që ishte i pranishëm në ushtrinë amerikane të viteve ’50. Ekipi arriti të dëshifrojë mesazhin falë një softuer në gjendje për të dhënë 650 mijë interpretime alternative të kodit.

Por puna nuk ka përfunduar pasi janë dy kode të tjera që duhen deshifruar, dhe në njërin prej tyre është emri i vërtetë i Zodiak. Por shpresat janë të pakta pasi mesazhet janë shumë të shkurtra që mijëra kombinimet të ofrojnë një gjurmë të saktë. Zgjidhja e misterit më të madh të Amerikës është ende një sekret në kokën e vrasësit, që me shumë mundësi e ka marrë me vete në varr.

zodiac
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.