Nëse marrim sadopak kilogramë, fryrja e barkut dhe mospasja më e sheshtë, është gjëja e parë që na bën me dije se se diçka nuk po na shkon siç duhet. Për një bark të sheshtë nuk ndikon vetëm palestra por edhe ajo çfarë hamë.
Edhe pse stina e verës është drejt fundit, një trup i mirë dhe një bark i sheshtë, na duhen gjithë kohës. Në mënyrë që të ndiheni më mirë dhe të mos vuani më nga fryrja e barkut, bëni mirë që t’i shmangni këto ushqime:
-Jo pije alkolike
-Thojini “lamtumirë” pijeve me gaz
-Mos përdorni çamçakëz në çdo orë të ditës
-Kufizoni përdorimin e sheqerit dhe kripën e tepërt
-Përshëndetuni përgjithmonë me ushqimet e skuqura dhe ato në fast-food
-Harrojeni konsumimin e majonezës
-Ndahuni edhe me patatet e skuqura
-Jo më akullore
-Bishtajorët, kryesisht fasulet e thjerrëzat shkaktojnë fryrje të përkohshme të barkut.
-Mos u gënjeni nga produktet që kanë të shkruar “pa sheqer” në etiketë! Në shumicën e rasteve është e dhënë e rreme.