Gjithçka në jetë është çeshtje balance, për këtë arsye mundoheni të festoni fitoret tuaja të vogla sa herë të mundeni.
Të arrish të ndryshosh stilin e jetesës, në mënyrë që të përmirësoh shëndetin, është një fitore personale.
1. Filloni ditën tuaj me meditim në vend se të kontrolloni mesazhet online.
Heqni qafe këtë zakon duke adoptuar një praktikë shumë të mirë: disa minuta meditim!

2. Zëvëndësoni ëmbëlsirat me një përzierje të frutave të thata.
Të gjithë i dimë efektet negative të sheqerit, por në të njëjtën kohë nuk mund t’i rezistojmë. Ju mund të merrni një dozë të ëmbëlsisë me një përzierje të frutave të thata – gjithmonë në moderim.
3. Preferoi një jastëk të mëndafshtë dhe jo të zakonshëm.
Ka shumë mënyra për tu ndjerë më e bukur ndërsa fle dhe një jastëk mëndafshi është i duhur për lëkurën, ashtu edhe për flokët tuaj. Mëndafshi i butë nuk i prish flokët dhe parandalon formimin e rrudhave të bezdisshme. Gjithashtu ju jep një ndjenjë luksi kur flini.

3. Zëvendësoni shishet plastike me ato qelqi.
Mundohuni të ndihmoni në uljen e plastikës në planet, duke filluar nga shishja që blini çdo ditë. Mënyra më e lehtë për ta bërë këtë është të keni një shishe uji të ripërdorshëm me ju. Ju jo vetëm që do të kurseni, por edhe mirë për shëndetin tuaj.

4. Zëvendësoni pijet jo të shendetshme me çaj.
Pijet freskuese nuk ju ofrojnë asgjë më shumë se kalori boshe, ndryshe nga çaji, i cili ka dhjetëra përfitime për trupin.
