Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Dëshmi tronditëse e ushtareve femra të përdhunuara nga kolegët e tyre

17:05 / May 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 05 14 at 5.02.18 PM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shumë femra ushtare kanë zgjedhur të bëjnë publike historitë e tyre të përdhunimeve nga “kolegët”.

Sipas asaj që ato rrëfejnë në dëshmitë e tyre, nuk kanë qenë të pakta rastet kur ushtaret si pasojë e marrëdhënieve të tilla seksuale kanë ngelur edhe shtatzënë dhe janë detyruar të abortonin.

Si pjesë e një trendi të ri popullor në TikTok, ushtaret kanë zgjedhur të ndajnë historitë e tyre në mbështetje të një vendimi të marrë për çështjen gjyqësore Roe kundër Wade.

Shumë gra kanë folur për zgjedhjen e tyre për të bërë abort pasi u sulmuan seksualisht gjatë kohës që ishin në ushtri.

Një veterane tha se ajo u sulmua seksualisht nga tre anëtarë të shërbimit; një tjetër pretendoi se ajo ishte përdhunuar nga mbikëqyrësi i saj dhe ishte ‘ngacmuar nga shokët e saj ushtarë’ pasi ajo e raportoi ngjarjen; një e treta pretendoi se ajo ishte detyruar të bënte seks me një shokun e saj ushtar ndërsa ishte në stacionin e saj të parë të detyrës. Gruaja e parë, e cila përdor emrin e përdoruesit @ dv.bot në internet, ndau përvojën e saj në një video e cila tani është bërë virale – duke fituar më shumë 850,000 shikime brenda pak ditësh.

“Vitin tim të parë në ushtri, në moshën 20 vjeçare, u sulmova seksualisht nga tre pjesëtarë të shërbimit. Përfundova shtatzënë. Doja ta mbaja fëmijën, por nuk doja një fëmijë nga një sulm seksual”, ka shkruar ajo në klip.

TikToker tha se eprorët e saj “nuk bënë asgjë” përveçse i zhvendosën tre anëtarët e shërbimit në një njësi tjetër, por ajo ishte ende e detyruar t’i shihte ata çdo ditë.

“Kam kërkuar ndihmë dhe u injorova”, tha ajo.

Ajo vendosi të shkonte në një klinikë aborti për t’i dhënë fund shtatzënisë dhe kur shokët e saj ushtarë e morën vesh, ajo tha se ishte ‘ngacmuar’, e cilësuar si ‘vrasëse e foshnjave’.

“Unë shkova fshehurazi në një klinikë jashtë shtetit vetëm në fundjavë, procedura përfundoi duke shkatërruar çdo mundësi që do të kisha ndonjëherë për të pasur një fëmijë timin. Unë u përpoqa ta mbaja private, por sapo u mor vesh, më quajtën “një vrasës foshnjash”, u ngacmova, u hakmorën dhe shëndeti im mendor u ndikua. Ju nuk e keni idenë se si është të kesh zgjedhje. Asnjë grua nuk e bën këtë zgjedhje lehtësisht”, u shpreh ajo për DailyMail.

Screenshot 17 226x350 1
Screenshot 18 210x350 1
Screenshot 19 218x350 1

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turqi / Të shtëna me armë pranë një shkolle, të paktën 11 të plagosur

13:37 / September 22, 2026

Trump TV nis transmetimet, përshkallëzohet përplasja e presidentit amerikan me mediat

10:34 / September 22, 2026

Kryeministri i Lituanisë: Kemi plan evakuimi në rast sulmi nga Rusia

08:50 / September 22, 2026

Ndryshimi i Ligjit për Specialen/ Vetëvendosja në pritje të Kushtetueses për Kuvendin

22:30 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.