Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dëshmia e Enver Jamakut: Më premtuan 300 mijë euro për vrasjen e Domart Konjarit

17:54 / April 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Deshmia e Enver Jamakut
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Për vrasjen e Domart Konjarit më premtuan 300 mijë euro”.

Kjo është shuma e treguar nga i penduari i drejtësisë, Enver Jamaku, para hetuesve si shpërblim për ekzekutimin e Konjarit.

Jamaku, dëshmia e të cilit çoi në pranga 9 persona, shpalli në kërkim disa të tjerë dhe zbuloi 20 baza armatimi në Tiranë, ka rrëfyer se vrasja e Konjarit ishte porositur nga Blendi Deda e Paris Prenga për hakmarrje.

Sipas tij, arsyeja ishte fakti se Konjari kishte vrarë shokun e tyre, Defrim (Devi) Kasmi.

Jamaku ka treguar me tej se i ishin vënë në dispozicion dy mina dhe dy pulte për to, me qëllim montimin në mjetin me të cilin lëvizte Konjari.

Sipas rrëfimit, Jamaku ka vëzhguar për 1-2 muaj lëvizjet e një personi, që ia kishin identifikuar si Konjari përmes një fotoje, por asnjëherë nuk i ishte afruar.

Për realizimin e krimit ai është ndihmuar edhe nga i afërmi i tij Ermond Jamaku.

Sipas të penduarit, minat i kishin montuar kushëriri tek një “Mercedes” në rrugën “Siri Kodra” me të cilin mendohej se lëvizte Konjari, raporton A2.

Jamaku ka treguar se kur personi ishte futur në makinë, Ermond Jamaku kishte mundur të shpërthente vetëm një minë, pasi tjetra nuk ishte aktivizuar, ndërsa personi që u plagos në ngjarje nuk ishte Konjari, por kunati i tij, Artion Bylyku.

I penduari ka rrëfyer se porositësit ishin nervozuar nga mosrealizimi i vrasjes dhe se e kishin paguar vetëm 3 mijë euro.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri–Finlandë, shiten të gjitha biletat për sfidën e Nations League! ‘Air Albania’ pritet të jetë i mbushur plot

09:49 / November 10, 2026

SMS mashtruese te qytetarët/ Apeli i Policisë: Mos jepni të dhëna bankare në linqe të dyshimta

09:44 / November 10, 2026

Grabiti mbi 100 mijë euro në dy banka, dëshmia e autorit: Lekët i lashë në kazino, u dhashë dhe shokëve

09:29 / November 10, 2026

Laboratorë, bibliotekë e hapësira moderne, kryeministri Rama ndan pamjet nga shkolla e re në Astir

09:23 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.