Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dëshmia e lektores shqiptare në Universitetin ku ndodhi masakra: Horror, merrte frymë sikur e përndiqnin

10:18 / December 22, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2023 12 22 101728
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Një horror i vërtetë që nuk ka ndodhur kurrë në Pragë”, e përshkruan pedagogia shqiptare në universitetin “Charles”, masakrën e një dite më parë, ku u vranë 25 persona dhe u plagosën 24 të tjerë. Orkida Borshi sjell dëshminë rrëqethëse të koleges shqiptare, e cila ndodhej në fakultet në momentin e ngjarjes.

“Unë nuk isha prezent në fakultet atë ditë, por e dëgjova nga lektorja e gjuhës, e cila fatkeqësisht ishte e mbyllur në një dhomë së bashku me një student, që ishte duke dhënë provim. Ajo më merr në telefon, mendova se më mori për orarin, ose mësimin dhe dëgjoj që është shumë e shqetësuar. I thashë ‘qetësohu’ dhe pastaj dëgjoj që merr frymë në mënyrë të tmerrshme, sikur po iu shkon dikush mbrapa dhe më thotë që ‘këtu ka të shtëna, nuk e di çfarë po ndodh’. Nuk arrija të kuptoja çfarë po ndodhte, kur dëgjoj në telefon që dikush po shtinte vazhdimisht. Një horror i vërtetë, nuk e imagjinoja dot që në fakultetin e universitetit ‘Charles’ në Pragë të kishte të shtëna të tilla”,-tha në ”A2cnn”.

Lexo edhe :

Related Posts

  • Screenshot 2023 12 22 111730
    Masakrat më të tmerrshme në Europë ndër vite, nga ajo me 15 të vrarë në Pragë tek bomba që vrau 77 persona

Sipas saj, studenti 24-vjeçar nuk shkoi në orën e tij të leksionit, por shkoi në godinën kryesore dhe qëllonte nga kati i katërt i universitetit, ndërsa studentët e tjerë për të shpëtuar hidheshin nga kati i tretë.

“Ky djalë student i historisë duhet të kishte leksion në një godinë tjetër të fakultetit, nga ora 2 pasdite dhe nuk shkoi në atë leksion, por shkoi te godina kryesore e fakultetit ku ndodhemi edhe ne. Nuk dihet nëse e ka sjellë armën apo e ka patur aty, pasi sipas informacioneve, ai ka pasur arsenal armësh që e sillte vazhdimisht në fakultet. Nga 15 veta që janë vrarë, policia njeh 11, por nuk i ka bërë të njohura emrat e tyre. Studentët janë hedhur nga kati i tretë. Vrasësi operonte nga kati i katërt ka qenë një tmerr i vërtetë. Lektorja më thoshte që ,dikush ecën te dritarja,. Askush nuk kuptonte ç’po ndodhte ishte një kaos i vërtetë. Udhëzimet ishin që të shtrihen në dysheme dhe të fikin dritat”.

Pedagogia thekson se studenti 24-vjeçar e ka planifikuar ngjarjen, pasi arma që ai ka përdorur ishte e lejueshme dhe përdoret për të vrarë shumë njerëz në të njëjtën kohë

“Nuk ka qenë në rregull. Ka patur një armë që këtu lejohet, është një armë e gjatë e tipit ‘winchester’ që përdoret për të vrarë shumë njerëz në të njëjtën kohë dhe është armë që përdoret nga larg. Pas masakrës ai u vetëvra. Ai hyri në fakultet dhe gjuajti në katin e sipërm dhe pastaj doli përjashtë, kishte dhe stativ për armën, ishte i planifikuar”.

Orkida Borshi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.