Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Tafani: Laert Haxhiu më kërkoi të vendosja tritol në Lushnjë

14:15 / June 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1749036850x1200 630 screenshot 8 11 1695847923 132
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka dhënë një dëshmi për grupin e strukturuar që dyshohet të jetë i drejtuar nga Laert Haxhiu. Ai rrëfen sipas ”A2cnn”, se gjithçka nisi pas një takimi në Dajt, ku për herë të parë u përball me Laert Haxhiun dhe bashkëpunëtorët e tij.

“Për Laertin kisha dëgjuar vetëm në TV nëpër lajme, u nisëm për në Dajt. U ulëm tek një restorant. Laerti më mori jashtë, tha hajde flasim pak jashtë. Atë natë ndenjëm atje në Dajt morëm një tip suite. Unë u tremba në fakt se thashë pse më morën mua këta kur pashë Laert Haxhiun, më tha do të bëjmë ndonjë punë. Do të ndihmoj unë më ndonjë mall, por punë kështu transporti, punë të jashtëligjshme. Ai mesa duket e dinte që isha keq me lekët. Të nesërmen Laerti dhe Ligori ikën për në Korçë. Unë u takova me Klajdin dhe me Lulzimin dhe ikëm në Lushnjë. Gjatë rrugës më dhanë 500 euro, 500 të tjera mi dhanë mbas nja 2-3 ditësh”, tha Tafani.

Ai tregon se i kërkuan që t’i vendosë tritol një personi që nuk u kishte dhënë lekët në Lushnjë për t’i bërë presion, pasi nuk u kishte dhënë lekët. Në dëshminë e tij Tafani tregon se kishte bërë edhe planin.

“Në një takim tjetër më thanë të vendosja një tritol në Lushnjë, pasi i kishin dhënë mall njërit dhe ky si kishte dhënë lekët, donin t’ia bënin në formë presioni. I thashë dakord, çfarë ti thoja? Që nga dita e parë që i takova kishte një lloj presioni mbi mua s’di si tua shpjegoj. Rrugës kur zbritëm Laerti më dha 100 euro për shpenzime nafte. Unë e kisha lënë makinën në hyrje të Elbasanit, nisem për Lushnje me vendos tritolin. Kisha bërë dhe planin”.

artan tafani grupe Laert Haxhiu tritol
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbledhja e qeverisë/ Miratohen disa vendime dhe projektligje, nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara dhe tatimet

19:02 / September 2, 2026

Gjirokastër/ Vatër zjarri në Kllëz, flakët përfshijnë sipërfaqen pranë fshatit

18:40 / September 2, 2026

“Kam harruar kodin e kasafortës”/ Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur shoqja e saj kryeinspektore, Anela Osmani

17:38 / September 2, 2026

“Shuhet” historiani Muharrem Dezhgiu, la pas një veprimtari të pasur me botime e studime

17:19 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.