Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dëshmia e të plagosurës në atentatin ndaj shqiptarëve në Athinë: Plumbi do më kishte goditur në kokë nëse…

10:11 / December 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 26d22550 61e2 4992 a596 256228269e5f 1671525530
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përveç dy shqiptarëve që mbetën të vrarë në Athinë mbrëmjen e së dielës, e plagosur mbeti edhe një 32-vjeçare greke, e cila ndodhej në tavolinën pas shqiptarëve. 32-vjeçarja u godit në trup nga një plumb, por fatmirësisht raportohet se gjendja e saj shëndetësore është jashtë rrezikut.

Ajo ka dhënë dëshminë për hetuesit grekë të cilëve u ka treguar për dinamikën e atentatit. Sipas saj, plumbi do ta kishte prekur në kokë nëse atë moment nuk do të ishte në këmbë duke biseduar.

“Isha me motrën time në lokal, ishim në këmbë dhe po flisnim me pronaren e lokalit. Isha me shpinë dhe nuk e pashë autorin kur hyri. Dëgjova të shtënat e armës dhe u panikosa. Në fillim nuk e kuptova se isha plagosur deri kur pashë gjakun. Fatmirësisht ishim në këmbë, në të kundërt plumbi do të na kishte prekur në kokë”, tha 32-vjeçarja e plagosur.

Nga atentati mafioz në mes të një lokali në Athinë në lagjen “Nea Smyrni” mbetën të vrarë dy shqiptarët Kreshnik Çerçizaj 41 vjeç nga Vlora dhe Armando Organja 44 vjeç nga Berati.

Viktimat kanë qenë persona të skeduar nga policia greke. Autori i vrasjes ishte i maskuar dhe i paidentifikuar ende. Hetuesit dyshojnë se krimi ka ndodhur për larje hesapesh mes bandave.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Bombat artizanale, rrezik për jetën e policëve”/ Faik Basha: Protesta u përdor si eksperiment për të krijuar destabilitet

21:19 / November 2, 2026

U godit nga rrufeja gjatë një turneu në Tajlandë, humb jetën golfistja 15-vjeçare

20:00 / November 2, 2026

Shkalla e meritës në administratën publike/ Rama: Testim kombëtar për njohuritë, certifikatë për 4 vjet

14:17 / November 2, 2026

“Administratë për Shqipërinë Europiane”/ Rama: Çdo gjë transparente falë inteligjencës artificiale

14:15 / November 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.