Dy adoleshente u larguan nga shtëpitë e tyre më 1 janar duke u thënë prindërve se do të shkonin te njëra-tjetra për Vitin e Ri.
Prej ditësh ato humbën kontaktet me familjarët për tu gjetur mëngjesin e kësaj të marte në Përmet.
Në deklarimet e para të marra atyre, dy vajzat, Kejsi Ahmetaj dhe Mojna Hajdaraj kanë deklaruar se janë larguar nga banesat me dëshirën e tyre. Sipas vajzave, prindërit e tyre nuk silleshin mirë me ta.
Ato kanë thënë se nuk janë shoqëruar nga persona të tjerë, që t’i kenë detyruar për të ikur.
Ato janë shprehur se konfliktet në familje, një nga vajzat i ka prindërit e divorcuar, i kanë detyruar që të ikin nga shtëpia.
