Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dëshmia që zbërtheu vrasjen, vajza: Portugezi përshëndeste në shqip. Motorin e kam blerë unë

13:55 / April 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nikulaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për zbardhjen e vrasjes mafioze të biznesmenit Ardian Nikulaj në lokalin e tij në Shëngjin, ka ndihmuar shumë dëshmia e një vajze, e cila ka treguar detaje nga lëvizja e autorëve të përfshirë.

“Fillimisht portugezi është dërguar në një hotel në zonën e Shëngjinit, shumë pranë “Coralit”. Të nesërmen e kanë çuar në Shkodër. Motorin e kam blerë unë, e kam parë më vonë te magazina e shtëpisë së Edmondit në Kakarriq të Lezhës. Dy numrat me të cilët ka komunikuar Edmond Haxhia, janë regjistruar në emër të një vajze nga fshati Zejmen i Lezhës, e cila punon si menaxhere e një lokali në Tiranë. Portugezi përshëndeste gjithmonë banorët e Kakarriqit në gjuhën shqipe, por me Edmondin komunikonte në anglisht”, mësohet të jetë shprehur vajza. Gjatë dëshmisë së saj, vajza tregoi se killeri portugez kishte hyrë në territorin shqiptar më 14 shkurt të këtij viti. “Ribero Saraiva ka hyrë në Shqipëri në orën 19:26 nga Rinasi në datë 14.02.2023, dhe ka dalë në datën 19.04.2023 ora 19:26, nga Pika e Kalimit Kufitar në Kapshticë si këmbësor”, thuhet në dëshminë e saj.

Nga ekspertimi i objekteve të sekuestruara në dhomën 302 të një hoteli, ku ka qëndruar shtetasi Harry Simpson, është gjetur një veshje hixhap grash, dhe është përftuar një profil biologji, i njëjtë me profilin e një çamçakëzi të gjetur në magazinën e Edmond Haxhias.

Nga filtrat e cigareve të gjetura në dhomën e hotelit ku ka qëndruar Sinpson, është përftuar profil biologjik, i njëjtë me atë të gjetur në dorezat e sekuestruara në bagazhin e mjetit që kishte marrë me qira Edmond Haxhia. Sipas dëshmisë së vajzës, motori është blerë në Tiranë, tek 21 dhjetori, dhe është blerë me kontratë noteriale.

Edmond Haxhia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Anglia akordon 5 milionë paund për Ballkanin, ndihmë edhe për Shqipërinë kundër emigracionit të paligjshëm

21:22 / October 22, 2026

Përse Berisha e mori lehtësisht kontrollin mbi protestën

21:00 / October 22, 2026

I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i “shet” si tubime mbarëpopullore

20:49 / October 22, 2026

Rama urdhëron ministrat t’u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve

19:28 / October 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.