Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dëshmia/ Shoku i ngushtë zbulon bisedat me Martin Çeçon: Më tha se i pëlqente vajza te byrektorja, takoi babain e saj

10:06 / July 5, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Martin 640x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të tjera dëshmi e të vërteta dalin në dritë nga vrasja makabër e 26-vjeçarit Martin Çeço, i cili u mbyt me litar dhe u hodh në rezervuarin e Maliqit, ku shkak i këtij krimi të rëndë ishte një vajzë, që kishte krijuar lidhje paralele me viktimën dhe njërin prej autorëve.

Emisioni “Uniko” sjell dëshminë e një personi shumë të rëndësishëm në këtë histori. Bëhet fjalë për shokun e ngushtë të Martin Çeços, Rezart Dokolli, i cili ishte në dijeni të ndjenjave të Martinit për vajzën.

Ai zbulon për herë të parë detaje të reja mbi ndjenjat e të riut, madje tregon edhe momentin kur të dy bashkë kanë qenë në fshatin e vajzës, Goskovë të Korçës, ku kanë takuar babanë e saj.

“Martin Çoçajn e kam njohur nga fshati, në rrethana të mira. Nuk rrinim shumë bashkë, se ai nuk para dilte. Edhe në Korçë, u takuam me Martinin, pimë një kafe, por ka që në janar. Aty ishte një vajzë, që ishte nga Goskova. Ajo ishte te byrektorja, aty janë dy, tek e para në fillim ishte. Aty unë piva një kafe me Martinin dhe ai më tha “Rezart, kjo vajza më pëlqen”. Po mirë, i thashë, ja ku e ke. U ngritëm dhe ikëm pastaj, ai në punën e tij, unë në punën time. Vij në shtëpi, pas një javë më merr Martini në telefon dhe më tha “Rezart të shkojmë njëherë në Goskovë, se më pëlqen kjo vajza”, sepse unë kam mamanë nga Goskova. Unë i thashë të shkonte me babanë e tij. Edhe Martini, edhe babai i tij, më kërkonin që të shkoja dhe unë. Unë nuk e njoh atë çupën, as familjen e saj. Kjo çupa punonte aty, rrinte tek akulloret. Unë e njoh si fytyrë. Unë nuk doja të shkoja me Marinin, por më lutën dhe vajta se më erdhi keq.

Vajtëm në Korçë, u takuam me njëri-tjetrin, hipëm me një taksi të çastit dhe kemi vajtur në Goskovë, kemi pyetur njerëz rastësisht aty. Shtëpinë e kishte lart në Goskovë. Ja morëm emrin babait të saj, se pyetën ca njerëz. Ishin ca njerëz aty dhe i pyetëm për babanë e vajzës dhe ai më tha “e njeh filanin ti”, “jo”, i thashë. “Ja ku e ke”, më tha. E morëm mënjanë babanë e çupës dhe i thamë që Martini e pëlqen çupën. Ai na tha “rrofshi, por unë çupën nuk e kam për t’u martuar, do ta dërgoj në shkollë”. U mbyll muhabeti, ikëm ne, vajtëm në Korçë. Martini e fiku mendjen, që në atë moment hoqi dorë. Pastaj në Korçë u ndamë, ika unë, se ika në Greqi pastaj. Që atëherë nuk e kam takuar më, në janar-shkurt, kur ika në Greqi. Më 12 kur ka ndodhur ngjarja nuk dija gjë fare, unë isha në Greqi”, rrëfeu shoku i ngushtë i Martinit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit zhvendosen te “Pazari i ri”, i vënë flakën koshave dhe zonës pranë tregut me strukturë druri. Banorët hedhin ujë nga ballkonet

22:40 / October 13, 2026

19 të lënduar nga protesta/ Gazetari goditet me tullë në kokë, nën kujdes mjekësor edhe një punonjës i trupit diplomatik

22:01 / October 13, 2026

Konferenca Ndërqeveritare, Kos: Shqipëria një hap më pranë mbylljes së negociatave

21:19 / October 13, 2026

Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr

20:59 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.