Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Zgjedhja e Editorit

Dëshmia: Si e fali Enver Hoxha të dënuarin me vdekje për pederasti

21:01 / January 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
enver 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Kastriot Dervishi

– Divizioni i 6-të komunist, ishte njëri nga njësitë që shkuan në trojet shqiptare në Jugosllavi për të ndjekur “këmba-këmbës okupatorin”.

Divizioni doli nga kufiri shtetëror më 7 Dhjetor 1944 (nga Hani i Hotit) dhe u rikthye më 7 Dhjetor 1945 (nga Qafë e Thanës).

Përveç Vishegradit në Bosnje ku kishte prani pushtuese, në pjesën më të madhe të vitit 1945, Divizioni nuk luftoi me ndonjë ushtri pushtuese, por vetëm për të nënshkruar shqiptarët e trevave shqiptare kudo ku kaloi.

Divizioni qëndroi në Mitrovicë, Vuçiternë, Ferizaj, Kaçanik, Shkup, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Strugë dhe Ohër.

Gjatë kohës që partizanët ishin të lirë e krejt pa punë, në kapanonët e ngrohtë shpërtheu vesi i pederastisë. Sjellim sot një shembull.

Skuadërkomandant Ibrahimi iu avit partizan Muharremit. Mbrëmjen e nxehtë të 1 Korrikut 1945 skuadërkomandanti ishte harruar me vartësin e tij dhe të dy u gjetën dhe u panë nga shokët e krejt divizionit.

Për shkak të masivitetit të ngjarjes, udhëheqja e Divizionit mori masa ndëshkuese.

Me vendimin nr.9, datë 2.9.1945, duke qenë në Ohër, Këshilli i Gjyqit Ushtarak të këtij Divizioni e dënoi me vdekje skuadërkomandant Ibrahimin.

Por më 5.10.1945 ishte ndërhyrja e vetë komandantit të përgjithshëm, Enver Hoxhës që me telegram shifër e ndaloi ekzekutimin e tij, duke urdhëruar kthimin në dënim me burgim.

Zemërgjerësia e komandantit ra në sy të partizanëve sepse ishte shumë e rrallë për raste faljesh dënimesh.

Enver
enver 1

ENVER HOXHA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Do rijetëzohen rezidencat qeveritare, mes tyre dhe ish-vila e Enver Hoxhës në Vlorë

11:00 / June 4, 2025

”Rama do mandat për t’u pasuruar”, Berisha: Sarajet i ka sa 2-fishi i vilës së Enver Hoxhës

17:58 / April 4, 2025

Berisha: Enver Hoxha është ”Hitleri shqiptar”, vendosi një diktaturë të 3-fishtë

19:27 / February 20, 2025

“Mamin e kisha partizane, por Enveri ma futi babanë në burg!”

19:27 / December 8, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.