Zbardhet dëshmia e Princ Lekës në denoncim në Polici ndaj ish-gruas dhe ish-vjehrrit për dhunë. Ai në dëshmi thotë se ish-vjehrri i tij Gjergj Zaharia i ka grisur xhupin, si edhe ka marrë një send të fortë (statujë druri) dhe e ka goditur.
“Ka qenë në ora 15:20 minuta në banesën time në rrugën “Murat Toptani” rezidenca familjes mbreterore Nr.6, Tiranë për të takuar vajzën time të moshës 3 vjeç, pasi me ish-bashkëshorten shtetasen Elia Zogu jemi në proces divorci. Unë fillimisht jam takuar me Shefin e administratës së oborrit shtetasin Syl Mulosmanaj, të cilin e kam pyetur në lidhje me një dollap që ishte boshatisur në kundërshtim me marrëveshjen.
Lexo edhe :
Related Posts
Më pas une i kam kërkuar Syles që të më shoqëronte deri tek vajza ime për ta takuar për të cilën me një marrëveshje për zgjidhje martese kemi rënë dakort me ish bashkëshorten. Unë jam ngjitur sipër së bashku me Sylen edhe kam gjetur vajzën time të vogël, Geraldina Zogu e moshës 3-vjeç e cila ka qenë në shoqërinë e gjyshit te saj babit të ish-bashkëshortes shtetasit Gjergj Zaharia.
Në këtë momente unë kam përqafuar vajzen time edhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjalë fyese e kërcënuese në drejtimin tim, duke më thënë ti duhet të ndërrrosh rrugën kur të më shikosh mua. Reagimi im para kësaj sitúate ka qenë duke ju drejtuar Gjergjit që të mos më ofendoj e kërcënoj sidomos në prani të vajzes edhe i kam kerkuar që ai të largohet nga dhoma ku unë po qëndroja me vajzën.
Ne keto momente situata ka agravuar, shtetasi Gjergj Zaharia më është afruar duke më shtyrë e goditur me shkelma tek këmbët e mia. Reagimi im ka qenë vetëm mbrojtës por Gjergji ka vazhduar duke më goditur edhe më ka grisur xhupin si edhe ka marrë edhe një sende të fortë(statuj druri) me të cilin më ka goditur”.