Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Dëshmitari i fundit i Hitlerit”, kush ishte oficeri që e pa Eva Braunin me këmishë nate

09:18 / May 7, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
279462680 10224994274876929 3207109928849329918 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kur në shtator të 2013-s u mor vesh për vdekjen e Rohus Mishit (Rochus Misch), ngjarja u bë kryelajm në të gjithë botën. Kjo jehonë nuk qe për ndonjë rol të rëndësishëm dhe jetësor të Mishit në historinë e Rajhut të Tretë që ngjallte interes – në të vërtetë ai nuk e pati një rol të tillë – përkundrazi, ishte fakti i thjeshtë se ai kishte qenë dëshmitari i fundit i mbetur gjallë për denoncimin e pamëshirshëm të regjimit të Hitlerit – ishte, gjithashtu, dëshmitar i vetëvrasjes së Adolf Hitlerit në bunkerin e Fyhrerit në Berlin, më 30 prill 1945.
Rohus Mish u lind më 1917 në provincën perëndimore gjermane të Silezisë së Epërme. I mbetur jetim, ai u bashkua me SS-të më 1937, dhe – kryesisht për hir të gjatësisë së tij trupore (ai ishte më shumë se 1,8 metër i gjatë) – e gjeti veten në regjimentin e truprojave të Hitlerit – SS-Lajbshtandarte. Pasi u plagos rëndë në fushatën e Polonisë, më 1939, ai u caktua në stafin familjar të Hitlerit, fillimisht si shërbëtor dhe më pas si telefonist. Ishte pikërisht kjo pozitë, duke i shërbyer zotërisë së tij deri në ditët e fundit të Rajhut të Tretë, që e bëri Mishin të linte gjurmën e tij modeste në histori.
Mish nuk kërkoi kurrë popullaritet, madje as nuk pati ndër mend të shkruante biografinë e tij. Ashtu siç shpjegon në parathënie – shkruar posaçërisht për këtë vëllim vetëm disa muaj para vdekjes së tij, më 2013 – ai e shkroi këtë libër në vitin 2008 për t’iu përgjigjur interesit në rritje që bota kishte për të, si dhe për të korrigjuar ato gjëra që ai i ndiente se ishin ide të gabuara. Në vitin1953, pas kthimit nga burgimi në Bashkimin Sovjetik, ai iu kthye, pa u ndier, një jete të zakonshme, një jete që historia e kapi vetëm pas vitit 2000, kur ai doli në shesh si një nga të paktët njerëz që kishin mbetur ende gjallë nga bunkeri i Hitlerit. Në atë kohë, ai ishte i vetmi i gjallë.
Për fat, Rohus Mish kishte një histori për të treguar. Si një nga anëtarët e eskortës SS të Hitlerit, ai do ta shoqëronte Fyhrerin kudo që ai shkonte. Qoftë në Kancelarinë në Berlin, në Obersalzberg, apo në Shtatmadhorinë e Fyhrerit “Strofka e Ujkut” në Prusinë Lindore, ai do të ishte gjithmonë pranë Hitlerit, një nga rojat e grupit të vogël i cili duhet të ishte gjatë gjithë kohës brenda rrezes së shikimit apo dëgjimit të zërit të diktatorit. Natyrisht, kjo i dha atij një mundësi të jashtëzakonshme për të vëzhguar jetën në kulmin e Rajhut të Tretë, përfshirë personalitete dhe personazhe të rëndësishme – në mënyrë të veçantë Hitlerin, i cili e njihte me emër.
Këto kujtime janë produkt i kësaj afërsie.
Mish e pa familjen e Hitlerit nga afër, në veprim e sipër; ai vuri re ndryshimin midis fytyrave private dhe atyre publike, dhe filloi të shikonte vjedhurazi pas perdes. Shpeshherë përvoja e tij do të ishte alarmuese, si në rastin kur një mëngjes u fut në një dhomë mysafirësh në apartamentin privat të Hitlerit, ku gjeti Eva Braunin me këmishë nate: “Ajo nuk tha asgjë”, shkruan ai, “por thjesht ngriti gishtin e djathtë tregues te buzët e saj të mbyllura”. Në mënyrë të qartë, Mish kishte një lloj “të drejte”, për të cilën historianët (dhe thashethemexhinjtë) do të ishin vrarë, vetëm e vetëm ta kishin dhe ata këtë “të drejtë”.
Pra, në njëfarë mase, Mish sigurisht u dorëzua. Kujtimet e tij janë plot me hollësira, veçori dhe digresione, të cilat i japin lexuesit një pasqyrim të rrallë dhe mahnitës brenda ngrehinës së Rajhut të Tretë. Hitleri, thotë ai, ishte thjesht “Shefi”, një “njeri i thjeshtë, normal” i cili “nuk ishte as përbindësh, as mbinjeri”. Ndërsa, Eva Braun, ishte e qeshur dhe e shkujdesur, gati si një fëmijë, me një “zell të dukshëm për të jetuar”. Gebelsi (Goebbels) ishte popullor me stafin, ndërsa Bormani (Bormann) nuk ishte i tillë. Mish i përgjonte bisedat, këqyrte ata që vinin dhe iknin dhe ishte një vëzhgues i hollë i ngjarjeve. Për shembull, ai ishte i pranishëm kur Hitleri mori lajmin e arratisjes së Hesit (Hess) në Britani, në maj 1941; ai dëgjoi Hitlerin kur foli në telefon me majorin Remer për pasojat e komplotit me bombë, në 20 korrik, duke frymëzuar këtë fundit të udhëhiqte shtypjen e grushtit të shtetit organizuar nga Shtaufenbergu (Stauffenberg) në Berlin…

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës “Besa” në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat në krye të shqetësimeve

18:39 / September 4, 2026

Kuvendi rikthehet pas pushimeve/ Ja datën kur rinisin punimet parlamentare dhe çfarë përmban rendi i ditës

17:43 / September 4, 2026

Grupi i armatosur te ‘Regina Palm’, Rama: E shpronësojmë, e bëjmë ullishte tokën e sherrnajës

16:01 / September 4, 2026

Fermerët dhe kompensimi 10%, Tatimet sqarojnë procedurën: Kush përfiton, afatet dhe kur kalojnë paratë në bankë

12:30 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.