Kryeministri Edi Rama ka shkuar për ngushëllim në shtëpinë e Arjan Salës, i cili humbi jetën për të shpëtuar atë të të tjerëve në zjarrin që përfshiu magazinat e qendrës tregtare.
“Jeta ska çmim dhe nuk kthehet. Ne vendosëm që ta shpallim “Dëshmorë të Atdheut”, ka thënë kryeministri Rama, teksa i ati i Arjanit, Fadil Sala nuk ka mundur të mbajë dot lotët.
“Vizitë në familjen e dëshmorit të Atdheut, Arjan Sala i cili humbi jetën në përpjekjen heroike mes flakëve, për të shpëtuar jetën e të tjerëve
#RESPEKT përjetë”, shkruan Rama në Facebook.
