Në 26 Maj 1939 ndërsa diplomohej si oficer në Akademinë Ushtarake të Modenas refuzoi betimin fashist. Por të nesermën u gjend i vdekur në shtratin e tij. Patrioti i madh shqiptar Shahin Toçi lindi më 15 prill të vitit 1914 në fshatin Urxallë të Matit në një familje të thjeshtë, bujare dhe të besës, ku brez pas brezi në këtë familje u trashëguan vlera të patriotizmit të vërtetë. Stërgjyshi dhe gjyshi i dëshmorit, Bajram dhe Stafë Toçi ishin ndër prijësit e lëvizjes popullore kundër pushtuesve osmanë dhe atyre serbo malazezë. Shahin Toçi e kaloi moshën e fëmijërisë në vendlindjen e tij, në fshatin Urxallë. Më pas ai nis shkollën fillore të Derjanit në Mat, ku që në moshë të vogël dallohet për dëshirën e madhe për t’u shkolluar.
Jeta dhe veprimtaria
Në vitin 1929 Shahin Toçi fiton të drejtën e Studimit në Shkollën Mbretërore
Ushtarake në Tiranë, por duke hasur në shumë pengesa, ai arrin ta fillojë këtë
shkollë një vit më vonë. Në vitin 1934, Shahin Toçi pas përfundimit të shkollës
Ushtarake, kthehet në vendlindje, por ai vazhdonte përpjekjet e tij për të
vazhduar studimet e tjera jashtë vendit. Në tetor të vitit 1934 studenti i
dalluar dhe i përkushtuar i Shkollës Ushtarake Mbretërore nis studimet në
Kolegjin Ushtarak të Napolit, në Itali. Gjatë kohës së studimeve, Shahin Toçi
iu përkushtua jo vetëm formimit ushtarak, por edhe studimeve nga lëndë të
ndryshme. Sipas dëshmive dhe kujtimeve të familjes se tij, dëshmori Toçi gjatë
kohës tre vjeçare të studimit në kolegjin Ushtarak të Napolit, iu perkushtua
edhe përvetësimit cilësor të gjuhës italiane dhe franceze. Ndërsa në korrik të
vitit 1937, Shahin Toçi kthehet në Shqipëri. Përpjekjet e tij për tu arsimuar
nuk përfundojnë këtu, pasi në tetor të vitit 1937 atij iu dha përsëri e drejta
për kryerjen e studimeve akademike në Modena. Pas përfundimit me sukses të
vitit akademik 1937-1938 ai diplomohet në Akademinë e Këmbësorisë dhe Kavalerisë
së Modenas. Përgatitja e Shahin Toçit gjate ndjekjes se ketyre studimeve u be
nje shembull per gjithe studentet e tjere. Deshmori kthehet perseri ne atdhe,
ku punon per nje periudhe te shkurter ne Ministrine e Mbrojtjes. Oficeri Shahin
Toçi do të vendosej në një bujtinë në rrugën Trans –Tevere nr. 45. Pushtimi
italian oficerin Shahin Toçi do ta gjente në Itali, për ndjekjen e studimeve
pas akademike. Në këto kushte Shahin Toçi doli hapur kundër ketij pushtimi,
duke iu kerkuar edhe kolegëve të tij të kthehen në atdhe për të luftuar kundra
Italisë fashiste. Por strukturat e larta të pushtetit fashist në Itali kishin
arritur të kuptonin kundërshtimin e hapur të Shahin Toçit dhe kolegëve të tij
dhe në këtë mënyrë ata do të viheshin nën një survejim të plotë. Në fillim të
muajit maj, një nga këto perpjekje sidomos të drejtuesve të shkollave ushtarake
ishte edhe përgatitja e ceremonive për betimin para flamurit italian. Kjo nisme
ishte e përgatitur me kujdes sidomos nga Ministria e Luftës në Itali, duke
patur si qëllim që të mposhtin revoltën e ushtarakëve dhe studentëve shqiptarë
kundra pushtimit. Por Shahin Toçi arriti të kuptonte qëllimet e vërteta të
ketij betimi, të këtyre ceremonive. Në një nga ditët e muajt maj te vitit 1939,
fill një muaj pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste nën kujdesin e
nensekretarit të shtetit për luftën u organizuar një ceremoni para betimi.
Studenti shqiptar mbante edhe simbole kombëtare një shirit kuq e zi, duke sjellë
edhe revoltimin e organizatorëve të ceremonisë. Më pas kuadrot e lartë ushtarakë
u thirrën perseri. Sipas programit, betimi do të behej në një nga sheshet e
kryeqytetit italian, në datën 13 maj 1939. Diten e betimit, para studenteve dhe
oficerëve shqiptarë, njëri nga oficerët madhorë italiane lexoi formulën e
betimit. Midis heshtjes që kishte përfshirë studentët dhe oficerët shqiptarë, dëgjohet
të flasë Shahin Toçi, duke shprehur se: Zoti gjeneral, ne jemi shqiptarë dhe
mund të betohemi vetëm para flamurit kuq e zi. Oficeri shqiptar nga Mati
vazhdoi akoma të fliste në mbrojtje të flamurit dhe interesa të Shqipërisë..
Por ky akt i lartë patriotik, do t’i kushtonte jetën oficerit të shkëlqyer
shqiptar. Pas këtij qëndrimi, ai do të vihej nën një survejim të plotë. Pas
gjithë këtyre zhvillimeve që kishin ndodhur Shahin Toçi më 26 maj 1939 u gjend
i vrarë në rrugën Trastevere në Romë, i cili pak ditë më parë kishte refuzuar të
bënte betimin fashist në Akademinë Ushtarake. Pas vrasjes trupi i tij nuk do të
kthehej ne Shqipëri, por u varros në varrezat e Romës në mënyrë të fshehtë nga
policia sekrete fashiste. Pas permbysjes se regjimit komunist familjarët e
heroit filluan perpjekjet per gjetjen dhe kthimin e eshtrave të tij në atdhe.
Dy vellezerit Shahin dhe Osman Toçi u përkushtuan në maksimum derisa realizuan
qëllimin e tyre per kthimin e eshtrave të xhaxhait të tyre. Më datë 26 mars
2011 mbërrijnë në Shqipëri eshtrat e Shahin Toçit. Në vitin 1961, Shahin Toçi
dekorohet me ‘Urdhrin e Trimërisë’, ndërsa në tetor të vitit 1970 shpallet ‘Dëshmor
i Atdheut’, ndërsa në vitin 1994 ka marrë ‘Urdhrin e Flamurit’ të klasit të parë.
Ndërsa më 25 mars 2011 është dekoruar nga Presidenti i Republikës me ‘Medaljen
e Artë të Shqiponjës’