Nga Aurenc Bebja*, Francë– “Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të enjten e 26 shkurtit 1931, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me një manifestim madhështor për shpëtimin nga jeta të Mbretit Zog gjatë atentatit të Vjenës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
“Për të festuar dështimin e atentatit ndaj mbretit të Shqipërisë, dje, në orën 4 të pasdites, u zhvillua një manifestim mbresëlënës që mblodhi më shumë se dhjetë mijë njerëz dhe u zhvillua në rend të përsosur përpara pallatit mbretëror.
Nëna mbretëreshë dhe princeshat u shfaqën në ballkon, të përshëndetura me një gëzim të madh nga turma.”
Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania