Pak orë pasi palët nuk kanë arritur një marrëveshje për Reformën Zgjedhore në afatin e përcaktuar, 31 maj, ka ardhur reagimi i ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim.
“Të gjitha palët kanë bërë lëvizje dhe janë jashtëzakonisht shumë afër. ju vendosët një qëllim, ju e caktuar afatin e 31 maji. Tani është koha që të ndaloni insistimin në kërkesa të pazbatueshme dhe të mos vendosni më kushte të reja. Koha të mbani fjalët”, shkruan Kim.
