Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Dështimi në zgjedhjen e Presidentit, Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Hap prapa për vendin

11:44 / March 7, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 9064 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Raportuesi për Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, e ka cilësuar si “hap prapa” dështimin e Kuvendit të Kosovës për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit.Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, e ka cilësuar si “hap prapa” dështimin e Kuvendit të Kosovës për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit.

“Në vend të stabilitetit, vendi përballet me pasiguri të re politike. Vërtet zhgënjyese”, shkroi Terras në një postim në rrjetin social X, pasi Kuvendi nuk arriti ta përmbyllë procesin e zgjedhjes së presidentit.

Reagimi i tij vjen pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se ka nxjerrë dekret për shpërndarjen e Kuvendit, duke argumentuar se deputetët dështuan ta përmbushin detyrimin kushtetues për zgjedhjen e presidentit brenda afatit.

Sipas Osmanit, 5 marsi ishte afati i fundit kushtetues që Kuvendi ta zgjidhte presidentin e ri, 30 ditë para përfundimit të mandatit të saj më 4 prill. Ajo tha se përpjekjet e dështuara për zgjedhjen e presidentit nuk ishin as të rastësishme dhe as të pamenduara, por “të kalkuluara”.

“Është fatkeqësi e madhe që ata nuk zgjodhën interesin e Kosovës”, tha Osmani, duke shtuar se përmes dekretit po kryen detyrimin kushtetues.

Seanca e fundit e Kuvendit për zgjedhjen e presidentit, më 5 mars, u ndërpre në mungesë kuorumi, pasi në sallë munguan deputetët e partive opozitare. Në garë për këtë post ishin Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku-Mullhaxha nga Lëvizja Vetëvendosje.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, e ka kundërshtuar dekretin e Osmanit, duke e cilësuar atë si “akt të paprecedent” që bie ndesh me rendin kushtetues. Zyrtarët e saj kanë thënë se vendi ka afat 60-ditor për ta zgjedhur presidentin dhe kanë dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkohë, Osmani ka zhvilluar takim me krerët e partive politike, ku nuk morën pjesë krerët e LVV-së, për shpalljen e zgjedhjeve të reja të parakohshme. /rel

Dështimi Kosovë Presidentit Zgjedhjen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ish-kryeministri jep dorëheqjen edhe si deputet

17:56 / September 1, 2026

LDK vulos marrëveshjen me LVV-në, Kryesia miraton kandidaturën e Bekim Sejdiut për president

17:21 / September 1, 2026

Administrata Trump planifikon miliona dollarë për mediat e djathta në Europë

16:20 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.