Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Dështoi në kampionat për Champions League, Milan sakrifikon Leonardon

19:51 / May 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
leonardo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aventura e tretë e Leonardo-s në Milano është gati të përfundojë. Në orët e ardhshme, ai pritet të japë dorëheqjen si drejtori i përgjithshëm i zonës teknike-sportive të kuqezinjve. Dyert e Paris Saint Germain po rihapen. Për t’u vlerësuar edhe pozita e Paolo Maldinit i cili ishte thirrur në Milano nga vetë braziliani.

Kjo lamtumirë vjen për shkak të pikëpamjeve të ndryshme midis Leonardo dhe Gazidis, për strategjitë e merkatos. Në janar, braziliani preferoi Ibrahimovic dhe Fabregas, ndërsa Administratori i Deleguar nuk ishte dakord për shkak të moshës.

Leonardo arriti korrikun e kaluar në Milano nga Elliott pas përfundimit të epokës kineze. Në verë ai afroi dy lojtar “big” si Higuain e Caldara së bashku me Bakayoko, Castillejo dhe Laxalt, të cilat përveç francezit ishin shumë poshtë pritshmërive për disa arsye. Më mirë në janar kur Piatek dhe Paqueta ndryshuan fytyrën e një skuadre, por nuk arritën të kapnin vendin e katërt.

Tani Gazidis punon për një Milan të ri, i cili do të rritet me kohën e duhur dhe është ekonomikisht i qëndrueshëm. Një arsyetim që Leonardo nuk e refuzon. Përvoja e tij në gjetjen e talenteve të rinj është e pranuar në mënyrë universale, por ai ka frikë se pa blerje eksperience (si rasti Ibrahimovic-Fabregas), kthimi në nivele të larta do të donte më tepër kohë. Kjo është arsyeja pse ai do të largohet nga “Djalli”.

Ai pritet të shkoj tek PSG që ka lënë në vitin 2013 dhe gati për të përshëndetur Antero Henrique nga ana e tij. Ndarja gjithashtu çon në reflektime mbi figurën e Maldinit, i cili gjithmonë ka zbuluar se Leonardo ishte ai që e thirri atë tek kuqezinjtë.

Dhe në Milano? Emri i drejtori sportiv Luis Campos, “mbreti i fitimeve kapitale” të Lille po bëhet gjithnjë e më i fortë. Me afrimin e tij, në pankinën e Milanit mund të ulet Leonardo Jardim, sot në Monako, nëse Gattuso do të largohet.


champions league leonardo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Myrto Uzuni shkruan historinë në SHBA, sulmuesi shqiptar fiton çmimin e golashënuesit më të mirë

21:38 / October 15, 2026

Rikthehet Champions-i/ Sonte Galatasaray-Barcelona e Atletico-United! Në fushë Interi e Napoli për 3 pikët e para

10:37 / October 13, 2026

Lamtumira e Leo Messit kthehet në konflikt, Argjentina do braktisë stadiumin Monumental

16:21 / October 10, 2026

Messi i jep lamtumirën Argjentinës, Ronaldo e surprizon me një mesazh: Respekt për ato që ke arritur, të përqafoj

22:01 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.