Bernard Shaland do të vazhdojë të jetë në drejtimin e përfaqësueses të Kosovës edhe në eliminatoret e Botërorit 2022. Ndonëse vijimësia e trajnerit ishte vënë në dyshim nga edicioni i fundit i “Dardanëve” që dështuan në kualifikimin në Euro 2020, Federata e Kosovës ka vendosur që të vijojë bashkëpunimin me teknikun zviceran të paktën edhe për edicionin e ardhshëm.
Konfirmimi ka ardhur sot në mediat kosovare nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili ka bërë të qartë se Shaland do të vijojë të jetë në stol. “Me Shaland kemi kontratë dhe do të vazhdojmë” ishin fjalët e tij për “Zëri”, duke mbyllur përkohësisht diskutimin për teknikiun dhe të ardhmen e tij.
Shaland arriti që të çonte Kosovën në play-off të Euro 2022, por atje u mund në gjysmëfinale nga Maqedonia e Veriut, e cila më pas arriti të siguronte biletën për turneun në fjalë. Por përveç atij eliminimi në play-off, në opinionin që është krijuar kundër Shaland ka ndikuar edhe fakti se Kosova është paraqitur shumë dobët në Lugën C të Ligës së Kombeve me përfaqësuesen e cila për thuajse një vit nuk arriti të fitonte asnjë ndeshje.