Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dështoi takimi me djalin e Trump? Rama: Njerëzit e familjes së presidentit u detyruan të mohojnë këtë çmenduri të PD

17:13 / April 28, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2025 04 28 at 4.36.26 PM scaled 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me mbështetës të PS-së në Petrelë, komentoi akuzat e ngritura në media për përpjekje nga ana e tij për t’u takuar me djalin e Presidentit Amerikan në Beograd. Rama tha se pas personave që po përdorin një narrativë të tillë qëndron kreu i opozitës.

”Sot kishte futur në lojë, nëpërmjet një “çyryku” që mban afër familjen e presidentit Trump. Sipas tij, unë paskam bërë përpjekje për të shkuar në Beograd, prandaj dhe nuk vajta për t’i dhënë lamtumirën e fundit Papës në Vatikan. Po prisja të shkoja në Beograd, ku do të shkonte djali i presidentit Trump, aty me vëllaun tim, Vuçiç do futesha aty si “fanti spathi” e ta përshëndesja. Po kjo nuk u bë e mundur dhe dështoi”, tha Rama.

Kreu i PS-së bëri të ditur se për këtë situatë u detyrua të reagojë edhe vetë familja e Presidentit. ”Kur sheh se detyrohen njerëzit e familjes së presidentit të SHBA të mohojnë këtë çmenduri, të vjen turp se në fund të ditës, atje nuk e di njeri, e nuk e njeh njeri, përveç këtyre që marrin 6 milionë dollarë për ta njohur. Me 6 milionë dollarë, vjen “latifi” e na e prezanton të gjithëve, vjen “latifi” pa problem fare”.

Problemi për të është se pa ato 6 milionë dollarët as nuk e di njeri kush është. ”Çfarë u mbetet në mend, u mbetet Shqipëria. Ky është një udhëheqës shqiptar. Kjo është një forcë konservatore shqiptare, një çmenduri totale. Nuk di njeri, të qeshë apo të qajë”. Rama foli edhe për udhëzimin e PD për të mos lejuar kandidatët e PD-së për deputet të komentojnë kontratën e PD-së për lobim në SHBA.

”Më e bukura, kishin shpërndarë një trakt, ku udhëzoheshin të gjithë kandidatët e “kënetës” të mos shkojnë në medie, pasi sipas tyre, ngaqë unë jam i tmerruar se po më afrohet dita e fundit, paskam imponuar që në të gjitha mediet të flitet vetëm për kontratën. Dhe që të mos spostohet vëmendja e popullit nga programi i Shqipërisë madhështore, duke vajtur këta e shpjeguar ku i gjetën 6 milionë dollarë”, deklaroi Rama.

beograd PD Rama TAKIMI Trump Junior
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.