Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Dështon konstituimi i Kuvendit. Kurti dorëhiqet, Limaj e Haradinaj nuk flasin

18:09 / April 15, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1744732697xscreenshot 2 175
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të martë dështoi seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës. Deputetet e partive opozitare kanë kundërshtuar miratimin e raportit të komisionit verifikues të mandateve, duke sjellë ngërç politik.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi sqaroi se këtë vendim e morën pasi qeveria nuk ka dhënë dorëheqjen. Tashmë i takon Presidentes të vendosë se si do të vazhdohet. Albin Kurti dorëzoi dorëheqjen si kryeministër, në mënyrë që të betohej si deputet. Ai ishte i vetmi që kishte marrë me vete dhe një flamur kombëtar shqiptar.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ai i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nuk janë përshëndetur. Ata as kanë biseduar me njëri-tjetrin në sallën e Kuvendit të Kosovës. Këta të fundit hynë në koalicion parazgjedhor dhe morën 8 deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Raportohet për një marrëveshje të mundshme mes Kurtit dhe kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj për votimin e qeverisë. Flitet për një pakt mes Kurtit dhe Duda Balje që përfaqëson pakica boshnjake, por deputetja u pa shumë e afërt me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi. Liderët e PDK-së dhe të LDK-së konsultohen me anëtarët e tyre partiakë, por që i kanë kthyer shpinën kreut të Vetëvendosjes. Mes tyre nuk ka patur ndonjë përshëndetje.

haradinaj Kosove kurti limaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.