Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Dështon Mario Draghi, qeveria italiane drejt rrëzimit

21:35 / July 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mario
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Mario Draghi dështoi të vijonte si kryeministër i Italisë edhe pse njoftoi se italianët e kishin bindur të mos jepte dorëheqjen. Ai bëri thirrje për një pakt të ri dhe një votëbesimi në Senat.

Por disa orë më vonë tre parti në koalicion thanë se nuk do të merrnin pjesë në votim. Tani, pas një viti e gjysmë, qeveria e tij me bazë të gjerë, që përfshin të djathtën dhe të majtën, do të rrëzohet.

Pas asaj që lideri i qendrës së majtë e quajti një ditë çmendurie, Draghi fitoi votën, por, i privuar nga mbështetja e tre partive, ai tani ka të ngjarë të japë dorëheqjen për herë të dytë brenda një jave. Megjithatë, fillimisht ai do të marrë pjesë në debatin e së enjtes në dhomën e ulët të parlamentit.

Drama politike e Italisë filloi të enjten e kaluar, kur ish-kreu i Bankës Qendrore Evropiane 74-vjeçaro, Draghi i dorëzoi presidentit dorëheqjen e tij, sepse lëvizja populiste “Pesë Yjet” ishte tërhequr nga votëbesimi për një paketë ndihme prej shumë miliardë eurosh për familjet dhe bizneset.

Presidenti Sergio Mattarella refuzoi dorëheqjen e tij dhe gjashtë ditë më vonë Draghi i tha Senatit se ishte e pamundur të injoroheshin thirrjet publike për të qëndruar në detyrë. Ai vlerësoi publikun, sindikatat, universitetet dhe industrinë, si dhe punonjësit e shëndetësisë dhe botën e sportit për thirrjet e tyre për të vazhduar.

Një marrëveshje krejtësisht e re ishte “e vetmja mënyrë, nëse duam të qëndrojmë së bashku”, tha ai, duke bërë thirrje për një qeveri të fortë. “A jeni partitë dhe ju deputetë të gatshëm për të rindërtuar këtë pakt?

Për disa orë italianët mbajtën frymën, me besimin se kriza politike që kishte përfshirë qeverinë e një teknokrati titan do të përfundonte deri në zgjedhjet, që do të mbaheshin vitin e ardhshëm.

deshton mario draghi qeveria italiane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.