Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Detaje/ Benzi i preu rrugën makinës me targa angleze. Çfarë e shkaktoi aksidentin tragjik me 3 të vdekur?

21:20 / January 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aksidentiiiii
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Detaje të reja janë mësuar lidhur me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë. Policia në një njoftim për mediat sqaron se në aksident janë përfshirë dy mjete, të cilat janë përplasur kokë më kokë. Dyshohet se mjeti tip Mercedes Benz 240 ku udhëtonin Kujtim dhe Murat Istrefi me dy bashkëshortet Lulzime dhe Firuze Istrefi, ka dalë nga një rrugë dytësore duke dalë nga fshati Gjoricë ku kishin qenë për vizitë dhe në momentin që kanë dalë në rrugën nacionale i kanë prerë rrugën mjetit tip Mercedez me targa Angleze. Si pasojë e shpejtësisë përplasja ka qenë shumë e fuqishme dhe mjeti ku udhëtonin viktimat është ndarë në 2 pjesë.

Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, kanë humbur jetën 3 persona dhe kanë mbetur të plagosur 4 të tjerë. Mësohet se dy prej viktimave janë identifikuar si Kujtim dhe Murat Istrefi vëllezër, nga Maqellara ndërsa e shoqja e njërit prej viktimave Lulzime Istrefi ka humbur jetën rrugës për në spital .

Po ashtu sqarohet se 4 të plagosurit janë dërguar për në spital dhe po marrin ndihmën mjekësore. Tre nga të plagosurit Mërgim Lazri 25 vjeç, Edison Lazri 20 vjeç, Kadrie Markeçi, ishin në mjetin tip Mercedes me targa Angleze, ndërsa Firuze Istrefi 56 vjeç është bashkëshortja e një prej viktimave që ishte në mjetin tjetër. Policia po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

aksidenti bulqize detaje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina s*lmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

22:14 / October 16, 2026

Avokati i Popullit: Në komisariate ka mbipopullim, kemi parë persona me shenja dhune

20:38 / October 16, 2026

Protesta/ Demo: 156 të lënduar, mes tyre 4 të mitur! Përdorimi i fëmijëve, përpjekje e maskuar e atyre që pushtetin duan ta marrin me dhunë

19:07 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.