Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Detaje/ Dyshimet që ngrihen nga dëshmia e vajzës se rrëmbimi ka qenë inskenim. Si u gjet vajza nën tronditjen e fortë psikologjike te qendra tregtare

19:10 / October 5, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rrembimi 9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Lajmi se një vajzë rreth 13 vjeç ishte rrëmbyer në mes të ditës tronditi gjithë opinionin publik ditën e djeshme.

Në një deklaratë për mediat, vetë drejtuesi i Policisë për Tiranën do të sqaronte se nuk bëhej fjalë për një rrëmbim, por për një  histori adoleshentësh dhe vajza ishte larguar vetë për të pirë kafe me shoqërinë e saj. Por kjo deklaratë e policisë bie ndesh me deklaratën paraprake të policisë e cila thoshte se dyshohej se 13-vjeçarja ishte rrëmbyer. Kjo ngriti edhe më tej dyshimet e forta lidhur me ngjarjen. Sipas dëshmisë së gjyshes së vajzës në polici, ajo ka treguar se vajza është rrëmbyer nga dy persona me maska dhe me një makinë të kuqe dhe sa ajo e kishte parë vetë rrëmbimin.                                                                                                     Por vajza u gjet në Ring Center dhe ka qenë ajo që i ka kërkuar ndihmë rojeve të sigurisë së kësaj qendre për të komunikuar me prindërit.

Dëshmitarët okular kanë treguar se vajza ka qenë e frikësuar në momentin që ka kërkuar ndihmë, çka ngre dyshime nëse ishte vërtet një inskenim i vajzës apo ajo është rrëmbyer vërtetë dhe nën kërcënim është detyruar që të japë këtë version?!

Sipas policisë vajza ka qenë me disa shoqe duke pirë kafe. Por si është e mundur që disa vajza vetëm 13 vjeçe të sajojnë një histori si në filma me rrëmbim nga dy persona me maska dhe gjyshja që ka parë gjithë  ngjarjen?!                                                                                                                                                                                                                                                           Pse pikërisht denoncimi u bë për këtë vajzë dhe jo për shoqet e tjera të vajzës që sipas policisë po e shoqëronin?

deshmnia inskenim psikologjike qendra tregtare rrembimi vajzes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbledhja e qeverisë/ Miratohen disa vendime dhe projektligje, nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara dhe tatimet

19:02 / September 2, 2026

Gjirokastër/ Vatër zjarri në Kllëz, flakët përfshijnë sipërfaqen pranë fshatit

18:40 / September 2, 2026

“Kam harruar kodin e kasafortës”/ Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur shoqja e saj kryeinspektore, Anela Osmani

17:38 / September 2, 2026

“Shuhet” historiani Muharrem Dezhgiu, la pas një veprimtari të pasur me botime e studime

17:19 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.