Mëngjesin e sotëm është kapur një sasi e konsiderueshme kokaine në portin e Durrësit. Nga sa mësohet, deri më të paktën janë nxjerrë 50 kg kokainë nga një ngarkesë me qymyr, por dyshohet se sasia është akoma më e madhe. Pritet që në vijim të nis puna për kërkimin në do cep të anijes.
Sipas informacioneve, kokaina e fshehur në hambarin e anijes “Unistream” me flamur të Antigua Barbuda nga Ishujt Karaibe, mësohet se është zbuluar edhe nga ndërkombëtarë, që kanë dhënë informacione tek pala shqiptare në portin e Durrësit.

Mesa duket, trafikantët kanë nisur të ndryshojnë strategjinë, ku deri më tani jemi mësuar që të kapet në ngarkesa me banane, tashmë droga duket se po fshihet edhe në ngarkesa të tjera, siç ishte rasti i sotëm ku ishte futur brenda 6500 tonëve qymyr.
Të paktën deri më tani nuk ka asnjë të ndaluar për këtë sasi kokaine që vinte nga Kolumbia. Ka qenë Task Forca e Durrësit që ka zbuluar kokainën në anijen që sillte qymyr, pasi ishte sinjalizuar më parë.
Anija “Unistream” ka nisur udhëtimin e saj nga porti i Barranquilla në Kolumbi në 26 prill në orën 11:32 dhe ka mbërritur në Portin e Durrësit në 16 maj, pra një ditë më parë në orën 08:32. Kjo është e disata herë që kapet kokainë në portin e Durrësit.

