Detaje të reja janë zbardhur nga djegia e makinës në garazhin e shtëpisë, së drejtoreshës së tatim taksave në Bashkinë e Vlorës, Anjeza Shiko.
Babai i Anjeza Shikos, ka treguar për mediat se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15 mbrëmjen e djeshme, dhe janë njoftuar nga fqinjët, të cilët kishin parë tym nga garazhi.
Ndër të tjera, ai ka treguar se nga kamerat e sigurisë kanë parë që autori është futur nga dera e garazhit, dhe më pas i ka vënë flakën mjetit.
I pyetur rreth motivit që ka çuar autorët të ndërmarrin në këtë akt, ai është shprehur se “hasmëri nuk kemi, është vetëm për shkak të detyrës”.
“Ka ndodhur rreth orës 10;15 në mbrëmje. Vëremë nga kamerat që futet dikush nga hyrja e garazhit, vjen tek makina, i hedh benzinën që kishte në xhep. I maskuar me kapuç, me kapele me maskë, gri. Mbaroj punë dhe iku andej nga hyri. Na njofton një komshi që pa tym në garazh. Vijmë këtu, morëm një kovë me ujë, zbresim poshtë. Morëm ujin, njoftuam zjarrfikësen, policinë, erdhën në kohë. Hasmëri nuk kemi, është vetëm për shkak të detyrës”, tregoi ai.
