Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi i dyfishtë mbrëmjen e djeshme në Gramësh, ku Xhevat Sinani vrau me sëpatë gruan dhe vëllanë.
Mësohet se autori, 80-vjeçar kishte disa ditë që ishte kthyer në fshat ishte larguar së bashku me bashkëshorten për festat jashtë vendit.
Mësohet se viktima njëkohësisht dhe vëllai i Xhevatit, jetonte i vetëm në fshat pasi bashkëshortja i kishte ndërruar jetë disa vite më parë.
Lidhur me krimin, mësohet se 80-vjeçari pasi ka kryer krimin e rëndë i ka mbuluar të dy trupat dhe ka larë gjakun e bashkëshortes.
Më pas ka shkuar tek disa të afërm të tjerë në një fshat afër Tervolit dhe u ka rrëfyer krimit.
