Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Detaje nga plagosja në Berat, sherri nisi për ullinjtë dhe murin e shtëpive

20:09 / June 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berat berat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një konflikt mes dy komshinjve për mbjelljen e disa pemëve ulliri ka degjeneruar në përdorimin e thikave dhe mjete të tjera. për pasojë pesë persona u plagosën, ndërsa dy prej tyre i janë nënshtruar me urgjencë operacionit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Barrikadat”, në hyrje të qytetit të Beratit mes familjeve Alibeaj dhe Dhana.

Mësohet se djali i familjes Alibeaj ishte duke mbjellë disa pemë ullinj në pjesën e jashtme të rrethimit me mur të dy komshinjve kur komshiu i tij Viktror Dhana i ka kërkuar llogari për mbjelljen në tokën e përbashkët,duke e urdhëruar të mos vazhdojë më tej me këtë punë. Pasi kanë filluar të zihen verballisht Viktor Dhana ka marrë thikën dhe ka goditur disa herë në trup komshiun e tij Erjon Alibeaj. Pas kësaj persona të tjerë nga të dyja familjet Dhana dhe Alibeaj,kanë dalë nga banesat dhe janë përfshirë në sherr me njeri-tjetrin duke u gjuajtur me spata e hynj.

Të plagosur nga kjo përleshje kanë mbetur: Drita Alibeaj,67-vjeçe,djali i saj Erjon Alibeaj,44-vjeç dhe nipi Altjon Alibeaj,18-vjeç,ndërkohë që nga familja Dhana janë palgosur Viktor Dhana,40-vjeç dhe bashkëshortja e tij M.Dhana,36-vjeçe.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal në Berat,ku edhe pse të gjithë raportohen se janë jashtë rrezikut për jetën,2 prej të plagosurvenë gjendje më të rënduar që janë at e bir nga familja Alibean,janë duke ju nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në sallën e operacionit. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie,që po kryejnë edhe kqyrjen e vendngjarjes dhe pyetjen e dëshmitarëve,për të zbardhur dinamikën e plotë të saj.

Berat Sherri ullinjte
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.