Djemtë e Valbona Selimllarit, dyshohet në gjendje të dehur, kanë qenë në një nga lokalet e Bllokut dhe aty kanë filluar të bëjnë zhurmë dhe rrëmujë. Stafi i ka nxjerrë jashtë si pasojë e situatës që kanë krijuar.
Edhe jashtë lokalit kanë filluar sërish rrëmujën, aty i ka konstatuar një punonjës policie, të cilin kanë nisur ta ofendojnë dhe ta godasin. Patrulla i kanë marrë dhe i kanë shoqëruar në Komisariatin Nr.2.
Edhe aty, kur i kanë futur në dhomat e shoqërimit, kanë kanosur policët që qëndrojnë aty. Ata kanë goditur dhe prishur derën e dhomës së shoqërimit në komisariat dhe kanë dëmtuar edhe kamerën e sigurisë. Pas këtyre veprimeve te dhunshme nga dy të rinjtë, ndaj tyre është vendosur edhe masa e arrestit.
