Ngjarja e rëndë një ditë më parë ku një 19-vjeçare nga fshati Goricë e Këlcyrës u përdhunua në grup tronditi mbarë opinionin publik.
Ndërkohë mësohet se ka qenë vetë adoleshentja që ka denoncuar në policinë e Këlcyrës rastin e përdhunimit, ku njëri prej autorëve ishte i dashuri i saj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës të 4 marsit 2020, në qytetin e Këlcyrës, rreth orës 18:00. 19-vjeçarja me iniciale N. M., prej disa kohësh ishte në një lidhje dashurie me një të ri 18-vjeçar.
Lexo edhe- Zbulohen detaje të rënda nga përdhunimi i 19-vjeçares, djemtë e shantazhonin me video, dyshohet se….
Sipas informacioneve jozyrtare, mësohet se 19-vjeçarja kishte dy lidhje dashurie me dy persona të ndryshëm. Por, i dashuri 18-vjeçar, i akuzuar për përdhunim, ka mësuar për lidhjen tjetër të saj dhe ka mundur ta fotografojë vajzën me djalin tjetër në momentet e tyre intime.
Duke siguruar këto foto, 18-vjeçari nisi të thurte një plan tjetër. Bashkë me shokët e tij dyshohet se e kërcënonin vajzën me video e foto intime, duke kërkuar në këmbim favore seksuale.
Duket se pikërisht kjo situatë e ka nxitur të renë të takohet me të dashurin e saj, që mbrëmjen e së mërkurës shoqërohej nga një tjetër shok i tij. Debati mes tyre ka përfunduar me përdhunimin e së resë, e cila më pas ka bërë denoncimin në Polici.