Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Detaje të reja nga grabitja e dështuar në Tiranë dhe përplasja me policinë: Ishin 5 hajdutë, 3 u larguan në pyll

16:10 / December 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
renea
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga grabitja e dështuar e një nate më parë në fshatin Prush të Tiranës ku pati edhe një shkëmbim zjarri mes policisë dhe grabitësve.

Rezulton se kanë qenë 5 persona që kanë bashkëpunuar në këtë grabitje.

Njëri prej tyre ka pritur poshtë rrugës, disa metra larg shtëpisë në mjetin me të cilin ata kanë shkuar deri në fshatin Prush. Katër të tjerët janë afruar në banesën e familjes Hima dhe kanë trokitur aty.

Ata kanë qenë të veshur me jelekë të policisë dhe pasi është hapur dera janë prezantuar si efektivë policie dhe kanë nisur t’i kanosin. Por ndërkohë ka qenë njoftuar policia dhe disa minuta më vonë ka mbërritur në vendin e ngjarjes një patrullë e policisë, që në atë momenti ishte më e afërta në zonë.

Kur efektivët janë futur në pjesën e brendshme të banesës autorët, pra 4 nga grabitësit, kanë hapur zjarr. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, 3 prej tyre, sipas të gjithë skemës së ngritur nga policia janë larguar në zonën e pyllëzuar pranë banesës duke u fshehur. Tjetri është afruar pranë makinës që i priste disa metra më tutje.

Në momentin që dy autorët në makinë kanë tentuar të largohen patrulla e policisë u ka ndërprerë rrugën dhe njëri prej efektivëve të policisë është afruar të hapë derën. Por për shkak se makina e autorëve ka qenë me shpejtësi, e kanë shtyrë efektivin. Fatmirësisht ai nuk ka marrë lëndime.

Autorët dyshohen se janë larguar me një “Audi” ngjyrë të bardhë dhe që mbante targat e vjedhura të një makine tip “Benz”. Deri më tani asnjë prej tyre nuk është kapur.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset një 45-vjeçar! Autori identifikohet dhe shpallet në kërkim

22:55 / October 15, 2026

Tronditet Shkodra/ Tritol në derën e shtëpisë policit të Kriminalistikës

22:00 / October 15, 2026

Gjenden dy mina të fshehura në murin e një pallati në Vlorë, dyshohet se i përkasin vitit 1997

21:19 / October 15, 2026

Sulmet në protestë, mbyllen biznese e banka! Shoqata: Llogaritë bankare të qytetarëve s’janë cënuar

20:58 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.