Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Detaje të reja nga operacioni “Rruga e Gabuar”, si tentoi arratinë anëtari i “Avdylajve”

18:20 / February 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
avylaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zbulohen detaje të reaja mbi operacionin e koduar “Rruga e Gabuar”. Në dosjen e prokurorisë për Krime të Rënda, për 32 të arrestuarit si pjesë e një grupi kriminal që kontrabandonin njerëz drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë dhe Britanisë së Madhe thuhet se kundrejt shumave deri në 20 mijë dollarë, grupi kriminal pajiste me pasaporta amerikane shtetas të ndryshëm, mes tyre dhe me precedent penale, të cilët udhëtonin më pas drejt destinacioneve të kërkuara, si SHBA dhe Kanada. Ndërkohë drejt Britanisë së Madhe udhëtonin me pasaporta të falsifikuara të vendeve të BE-së. Fakte këto që sipas prokurorisë provohen nga përgjimet mes të dyshuarve.

Por, gjatë hetimit siç mëson “BalkanËeb” është zbuluar se grupi kriminal ka pajisur me dokumente false edhe njërin nga të dyshuarit si pjesëtar i grupit kriminal i drejtuar nga Astrit Avdyli që u godit në kuadër të aksionit “Volvo 4”. Pavarësisht përpjekjeve të grupit i dyshuari nuk ka mundur të largohet nga vendi, dhe vetëm pak ditë më pas është arrestuar.

Përgjimet nxjerrin në dritë edhe fakte të tjera për mënyrën sesi rrjeti funksiononte për të kontrabanduar qytetarët, disa prej të cilave janë ndaluar në Xhamajkë apo aeroporte të ndryshme të vendeve të Bashkimit Europian.

Gjatë seancës së sotme ku pritet masa për 32 të arrestuarit janë ngritur dyshime edhe për dekonspirim të operacionit, pasi koka e grupit arriti të arratisej.

arratisej Avdylaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.