Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Detaje të reja nga vrasja e “Kumbarit”/ Në mjetin e tij u gjetën 2 celularë, pritet zbërthimi i tyre

09:50 / April 6, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bardhok Plana
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi mafioz i Bardhok Pllanajt në Shkodër. Sipas BW po analizohen nga laboratori shkencor provat materiale të sekuestruara në këtë ngjarje. Nga hetimet e deritanishme rezulton se mjeti i përdorur nga autorët “Passat”, me targë FV140MT, është i vjedhur.

Në brendësi të tij policia ka gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri automatike model 56; 4 krehër dhe 18 gëzhoja, ndërsa në vendin e ngjarjes u gjetën 80 gëzhoja.

Armët e zjarrit ishin me numër serial të rregullt dhe po analizohen për të parë nëse rezultojnë të regjistruar më herët apo janë përdorur në ngjarje kriminale.
Ndërsa në automjetin “Range Rover”, me targë AA531ZY, të viktimës Bardhok Pllanaj policia sekuestroi 2 aparate celulare, të cilat do të zbërthehen për të parë komunikimet e fundit të viktimës, pasi nuk përjashtohet mundësia që ta kenë nxjerrë në pritë.

Dyshohet se autorët e kanë gjurmuar viktimën para vrasjes, kanë ndjekur lëvizjet e tij, si dhe kanë reaguar në momentin kur ai ka qenë vetëm në makinë.
Para ngjarjes viktima së bashku me bashkëshorten ka qenë në Shkodër, pranë spitalit për të vizituar një të afërm. Më pas, janë kthyer në shtëpi. Pasi ka lënë të shoqen, ka dalë nga banesa dhe pak metra më tej është qëlluar për vdekje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026

The Banker: Investitorët po zbulojnë potencialin e Shqipërisë

14:24 / November 7, 2026

Deputetët në krye të protestës, mungon Berisha/ Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, PD nis marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku janë studentët

14:18 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.