Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

DETAJE TE REJA/ Vrasja e Everest Çakës, ja nga erdhi urdhri

13:15 / May 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
everest caka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zbardhen detaje të reja për vrasjen e Everest Çakës tre ditë më parë në Elbasan. Sipas ABC,Çaka dyshohet të jetë ekzekutuar pasi kishte marrë drejtimin e pazareve të drogës në Europë pas vrasjes mafioze të Arjan Spahiut në nëntor 2020 në Belgjikë.

Kjo është edhe pista kryesore në të cilën është fokusuar grupi hetimor i ngritur pas vrasjes.

Sipas burimeve pranë grupit hetimor urdhrin për ekzekutimin e 41-vjeçarit është dhënë nga jashtë Shqipërisë.

Ndërkohë grupi hetimor në bashkëpunim me prokurorinë e Elbasanit kanë dhe një pistë të dytë, atë të hakmarrjes për shkak të hasmërive që viktima kishte, pasi 11 vite më parë iu ekzekutua i vëllai në Barcelonë. Për këtë vrasje kanë qenë të dyshuar Florenc Alikaj dhe Zenel Mahmuti.

Pas kësaj vrasje, katër viktima do të regjistroheshin në Elbasan, të cilët ishin të afërm të dy personave që dyshohet të kishin marrë pjesë në ekzekutimin e vëllait të Everest Çakës në Barcelonë vite me parë, respektivisht Florenc Alikaj (i vrarë pas të vëllait të tij në Elbasan, Gëzim Alikaj) i njohur me pseudonimin “Lenc Kokëmadhi” si dhe Zenel Mahmutaj, një person shumë i rrezikshëm sipas të dhënave policore, i dyshuar për më shume se dhjetë vrasje brenda dhe jashtë vendit.

Viktima Everest Çaka ka qenë i dyshuar edhe për një ngjarje tjeter të rende, e ndodhur në mars të vitit 2011, ku në lagjen “Syrja Dylgjeri” janë qëlluar me nga një plumb në kokë teksa flinin në një dhomë, dy vëllezërit Xhelal dhe Pëllumb Mahmuti, si dhe babai i tyre, Emin Mahmuti, ndërsa e plagosur mbeti dhe një grua, e cila luajti rolin sikur ishte e vdekur për t’i shpëtuar plumbave.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident në aksin Levan-Vlorë, makina përplas 70-vjeçarin, i moshuari ndërron jetë në spital

21:44 / November 4, 2026

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Vrau çiftin e moshuar në Dropull dy vite më parë, 30 vite burg për autorin Thoma Mastora

19:56 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.