Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Detajet/ Arratisja si në filma e shqiptarëve nga burgu italian, prenë hekurat e qelisë me sharrë dhe…

09:00 / June 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Pula Itali
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me sharrë hekuri prenë hekurat e dritares në qelinë e tyre.

Pastaj me një çarçaf të përdorur si litar, u ulën në oborrin e burgut dhe vrapuan deri te muri rrethues.Oficeri i policisë së burgut që vepronte si roje mundi të bllokonte vetëm dy prej tyre, ndërsa tjetri arriti të ngjitej dhe të kapërcejë pengesën.

Pasi arriti të kalonte murin rrethues ai arriti të zhdukej nëpër fusha duke humbur gjurmët.

Duket si një film aksion por gjithçka është e vërtetë dhe ka ndodhur në agimin e 8 qershorit, rreth orës 5 të mëngjesit, brenda burgut Santa Bona në Treviso dhe 3 shqiptarë janë protagonistë.

“I arratisuri është një kriminel i regjistruar që skuadra e lëvizshme e Trevisos arriti të kapte në ditët e para të shkurtit të kaluar: ai është  Edison Pula, një shtetas shqiptar 27 vjeç , i mbajtur në burg me një urdhër-arresti evropian për tentativë vrasje, grabitje, posedimi i lëndës plasëse dhe vepra të tjera që lidhen me trafikun e drogës”, shkruajnë mediet italiane. 

Si u arrestua më 9 shkurt

27-vjeçari u ndalua teksa po bënte pazar në qendrën tregtare Emisfero di Silea në shoqërinë e një bashkatdhetari, Imer Masha.

Të dy fshiheshin në një vilë në Carbonera. Pikërisht nga këtu të dy, ndoshta me bashkëpunëtorë të tjerë, dyshohet se kanë kryer dhjetëra vjedhje mes Marca-s dhe zonës Belluno .

Pula ishte dënuar më parë për rreth pesëdhjetë vjedhje në Trentino dhe sipas hetuesve ai mund të ishte pjesë e komandës që më 14 nëntor kreu grabitjen në vilën e naftëtarit Giancarlo Miotto , dhe gruas së tij Irina.

Çfarë po ndodh me Pulën? 

Policia dhe karabinierët po e ndjekin në të gjithë Marca-n. Ka të ngjarë që 27-vjeçari të kërkojë një rrugë arratisjeje jashtë vendit , ndoshta për t’u kthyer në vendlindje, me bashkëpunimin e ndonjë bashkatdhetari: orët e ardhshme do të jenë vendimtare.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Vihet në kontroll situata në Margëlliç, zjarri preku edhe varrezat e fshatit

17:30 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.