Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Detajet/ Atentati në Kurbin ndaj ish-deputetit të PS Armando Prenga. U zu me autorin gjatë numërimit të votave

16:57 / May 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
armand prenga
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të mërkurë në Fushë Kuqe të Kurbinit. Në shënjestër ka qenë ish-deputeti i Partisë Socialiste Armando Prenga.

Autoritetet policore bëjnë me dije se shtetasi F. I., 29 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit të ish-deputetit. Më pas, autori është larguar me një automjet tip “Benz” dhe është shpallur në kërkim nga Policia. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka patur persona të lënduar.

Burime bëjnë me dije se ngjarja e ka zanafillën tek një konflikt gjatë numërimit të votave në KZAZ 15 Kurbin, ku u përplasën vëzhguesit mes të cilëve ishte dhe babai i autorit.

Armando Prenga ka qenë për dy legjislatura deputet i PS-së, deri sa e dorëzoi vetë mandatin, pas shumë kërkesave të PD-së. Më herët ai edhe është arrestuar nga Policia. Gjithashtu, Armando Prenga ka qenë i dënuar në Itali dhe ka përdorur gjithsej 10 identitete të ndryshme.

Ai ka qenë i akuzuar ne vitin 1996 ne Milano për akuzat e vjedhjes së pasurisë, falsifikimit të identitetit dhe krime kundër pronës dhe njihej si Mondi Prenga. Po sipas dosjes se hartuar nga autoritetet italiane Mondi Prenga rezulton të kishte dhe emrat si Mondi Prenga Ardian Ndoka, Mond Gjoni, Gjoni Don, Arjan Ndoci, Arjan Noc, Arjan Ndoci, Arjan Noci, Mondj Prenga dhe Mondi Prenga.

Arjan Ndoci Armando Prenga Gjoni Don Mond Gjoni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.