Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person pasi ka dhunuar bashkëjetuesen e tij. Ngjarja ka ndodhur në Kombinat të Tiranës, por edhe vetë e lënduara ka përfunduar në pranga.
Sipas policisë, në sahatin e ujit në shtëpinë e saj është gjetur një armë pistoletë e cila rezultonte pa leje.
Çifti përfundoi kështu pas hekurave njëri për dhunë në familje dhe tjetra për armëmbajtje pa leje.
NJOFTIMI I PLOTE
Dhunon fizikisht bashkëjetuesen, arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6.
Në pranga dhe shtetasja e lënduar, për armëmbajtje pa leje.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasin R. H., pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses, shtetases A. K., 37 vjeçe.
Gjithashtu u arrestua në flagrancë për “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe shtetasja e lënduar A. K. Gjatë kontrollit të ushtruar, kësaj shtetaseje iu gjet në sahatin e ujit të pallatit ku banonte një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.