Ka kaluar afërsisht 1 vit prej martesës së Meghan Markle dhe Princ Harry-t. Burime për ‘Cosmopolitan’ kanë zbuluar se ish-bashkëshorti i dukeshës së Sussex, Trevor Engelson u martua sërish këtë të shtunë në një resort në Kaliorni.
Burimet kanë shtuar gjithashtu se dasma e Trevor dhe Tracey, partneres së tij, ndryshoi shumë nga ceremonia e mëparshme me Markle. Dasma me Meghan ishte më moderne dhe me më shumë se 100 të ftuar, ndërkohë që martesa me Tracey ishte diçka tradicionale.
Kujtojmë se ai dhe Markle i dhanë fund marrëdhënies së tyre në vitin 2013. Pas atij momenti dukesha e pallatit ‘Kensington’, nisi të njihej me princin me të cilin gëzojnë një familje të lumtur tashmë.


